LAJMI I FUNDIT:

Mike Tyson dëshiron t’i kthehet ringut dhe të ndeshet në meçe me tre ose katër raunde

Mike Tyson dëshiron t’i kthehet ringut dhe të ndeshet në meçe me tre ose katër raunde
Mike Tyson (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në kategorinë e peshave të rënda në boks, Mike Tyson, është duke mëndur që t’i vë dorëzat, të kthehet në ring dhe të zhvillojë meçe.

Legjenda amerikane e boksit zhvilloi 58 duele gjatë karrierës së tij, duke regjistruar 50 fitore (44 me nokaut), gjashtë humbje dhe dy përballje u mbyllën pa fitues.


Ai mban rekordin si kampioni më i ri i botës në peshat e rënda (20 vjeçar në vitin 1986), ndërsa u pensionua përgjithmonë nga boksi në vitin 2005 pasi pësoi humbje nga kundërshtarë që nuk ishin të nivelit të tij.

(Foto:  Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

53-vjeçari mendon të përgatitet fizikisht për t’u ndeshur sërish në meçe që do të zgjasin tre ose katër raunde e që nuk do të jenë të nivelit profesional.

Ana e errët e Mike Tyson: Nga orgjitë me nënat e atyre që u jepte para, deri te fantazia e shfrenuar për t’ia shpërthyer dikujt trurin
Lexo po ashtu Ana e errët e Mike Tyson: Nga orgjitë me nënat e atyre që u jepte para, deri te fantazia e shfrenuar për t’ia shpërthyer dikujt trurin

“Mendoj se do t’i zhvilloj disa meçe përgatitore dhe do të kthehem në formë”, ka thënë Tyson gjatë një bashkëbisedimi me reperin T.I. duke shtuar se përfitimet do të shkonin për qëllime bamirëse.

Duelet e karakterit joprofesional mund të jenë fitimprurëse në kohën moderne. Natën e Vitit të Ri 2018, Floyd Mayweather përfitoi nëntë milionë dollarë kur e nokautoi tri herë brenda një raundi kikbokserin japonez, Tenshin Nasukawa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori