LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një person në Kamenicë, dyshohet se ka hedhur një bombë dore afër shtëpisë së tij

Policia arreston një person në Kamenicë, dyshohet se ka hedhur një bombë dore afër shtëpisë së tij
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kamenicë, pasi që i njëjti dyshohet se ka hedhur një bombë dore në një fushë afër shtëpisë së tij.

Policia bën të ditur se bomba nuk ka shpërthyer dhe është tërhequr KFOR-i dhe FSK, transmeton Telegrafi.

“Rr. Skënderbeu, Kamenicë 24.04.2020 – 00:18. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte hedhur një bombë dore në një fushë, afër shtëpisë së tij, por nuk kishte shpërthyer. Bomba është tërhequr nga njësit për deminim të KFOR-it dhe FSK-së. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/