Zhbogar i dorëzon MPJ-së pajisjet e para mjekësore të siguruara nga BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar i dorëzoi 12 ventilatorët e parë mekanikë Ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe zv. ministrit të Shëndetësisë, Armend Arsllanit, për të forcuar kapacitetin e sistemit shëndetësor në luftën kundër COVID-19. BE gjithashtu ka siguruar 5.000 maska mbrojtëse. Kjo dërgesë e parë është pjesë e përkrahjes së paralajmëruar të BE-së prej 4 milion eurosh për qeverinë e Maqedonisë së Veriut për blerjen urgjente të pajisjeve dhe materialeve të nevojshme mjekësore.
“Kjo është dërgesa e parë e mbështetjes së solidaritetit të BE-së për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër COVID-19. Do të kemi dërgesa shtesë gjatë javëve të ardhshme. E mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim vendin dhe qytetarët e tij në tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët”, tha Ambasadori Zhbogar.
Në pajtim me prioritet e qeverisë, BE do të sigurojë gjithsej 20 ventilatorë mekanikë, 20 monitorues të kujdesit intensiv, 626 grupe për 31.300 teste dhe gati 40.000 copë pajisje të ndryshme mjekësore si maska oksigjeni, filtra dhe materiale të tjera të nevojshme për nevoja të sektorit shëndetësorë. Fondet e siguruara do të përdoren gjithashtu për të blerë pajisjet mbrojtëse vërtet të nevojshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, përfshirë 30.000 maska për fytyrën, 100.000 maska kirurgjikale, 750.000 doreza kirurgjikale, 20.000 syze dhe pajisje të tjera mbrojtëse themelore. Kjo është mbështetja më e rëndësishme ndërkombëtare që vendi po merr në trajtimin e pasojave të epidemisë së re të coronavirusit.
Blerja e pajisjeve dhe materialeve mjekësore po e zbaton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), e cila në mënyrë globale po aktivizon procedurat për blerje emergjente për të ndihmuar vendet të reagojnë ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia. Sasia e përgjithshme e pajisjeve dhe materialeve pritet të dorëzohet në fillim të qershorit 2020./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze