LAJMI I FUNDIT:

Muajin e ardhshëm mund të ketë vendim për rastin “Haraçi”

Muajin e ardhshëm mund të ketë vendim për rastin “Haraçi”

Epilog për rastin “Haraçi” do të ketë në muajin maj. Gjykatësja Vaska Nikollovska- Masevska për dy javë caktoi gjithsej tri seanca, kur edhe pritet që të akuzuarit Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva ta dorëzojnë mbrojtjen e tyre dhe të përgatiten për fjalët përmbyllëse.

Sot në Gjykatën Penale me maska, doreza dhe duke mbajtur distancë, Prokuroria prezantoi prova shtesë. Në seancën e radhës më 5 maj, provat do t’i prezantojë mbrojtja. Avokatët e Boki 13 dhe Katica Janevës kanë afat deri të martën t’i prezantojnë provat.


“Sot do të bëhet plotësimi i procedurës së provave, si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja. Pres që sot të përfundojmë me procedurën shtesë dhe seancat e radhës që do të caktohen, të akuzuarit ta paraqesin mbrojtjen e tyre”, tha prokurorja Villma Ruskoska.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot i tërhoqi provat nga ekspertiza e telefonave dhe kompjuterëve të ish prokurores Speciale. Janeva paraprakisht i kërkoi telefonat dhe kompjuterët pasi nuk janë më pjesë e procesit gjyqësor. Prokuroria kërkoi tërheqjen e dëshmive edhe për Zoran Milevski- Kiçeec, por për këtë propozim nuk pajtohet i akuzuari i parë, Boki 13. Ai prokurorëve u propozoi t’i marrin nga telefoni i Kiçeecit shifrat e defterit të Boki 13 i cili është konfiskuar.

Sipas shembullit të Milevskit, edhe Boki 13 në gjykatë sot propozoi garanci se nuk do të arratiset nëse i hiqet paraburgimi. Ofroi 145.000 euro pronë që është në emër të familjarëve të tij. Për këtë propozim, gjykatësja e drejtoi në Këshillin Penal pranë Gjykatës së Shkupit kurse kërkesa e re për heqjen e paraburgimit u refuzua për shkak të rrezikut nga arratisja. Boki 13 dhe Janeva akuzohen për zhvatje prej 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev, i cili akuzohet në rastin “Perandoria” të PSP-së ndërsa qëllimi i marrëveshjes ka qenë t’i mundësohet lehtësimi i procedurës penale./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori