Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër pesë personave me inicialet A.V-B., V.D., I.U., A.M. dhe D.S., për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e Ryshfetit”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Dhënia e Ryshfetit”.
Prokuroria e ka bërë këtë të ditur përmes një komunikate për medie, ku edhe janë dhënë detaje.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit, A.V-B., V.D dhe I.U., që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëpunim me të pandehurit R.R., M.J, dhe D.R, të cilët gjenden në arrati, kanë vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki në grup dhe me role të përcaktuara, nën udhëheqjen e të pandehurit R.R, komandant i stacionit në SPMK Leposaviq”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Të pandehurit ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, kanë qenë duke bashkëpunuar vazhdimisht mes vete, njofton prokuroria, teksa bëhet e ditur se për veprat e kryera mund të dënohen së paku me nga katër vite burg.
“Të gjithë të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëpunim ndërmjet veti, me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të cilat janë të dënueshme me burgim prej së paku katër (4) vjet, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit, në atë mënyrë që kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimet, si dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, nuk i kanë përmbush detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete ose për personat e tjerë, duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm dhe atë si mallra ushqimor, transportin e drunjëve, barnave dhe derivateve, nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale”, thuhet në komunikatë.
I përfshirë në këtë ishte edhe koemndanti i policisë në Leposaviq, i cili një shumë të ryshfetit dyshohet se e mbante për vete.
“E pandehura A.V-B., duke vepruar si anëtare e grupit kriminal, dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, saktësisht udhëheqëse e ndërrimit në SPMK- Leposaviq, ka marr pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë si dhe me kontrabanduesit në atë mënyrë që dhe pas komunikimit dhe marrëveshjes me kontrabanduesit ka dhënë udhëzimet për kohën dhe vendin ku duhet të kalojnë dhe nga ta ka pranuar shuma të ndryshme të parave, qoftë personalisht apo në vende të caktuara, ku një pjesë e ka mbajtur për vete, dhe pjesën tjetër për komandantin e stacionit – udhëheqësin e grupit R.R”, thuhet në komunikatë.
“I pandehuri V.D., duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, polic patrullues në SPMK- Leposaviq, ka marr pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë si dhe me kontrabanduesit në atë mënyrë që ka zbatuar udhëzimet e shefave të ndërrimit dhe komandantit të stacionit, si dhe pas komunikimit me të njëjtët i ka udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohe të kalojnë , ku nga ta ka marrë shuma të ndryshme të parave, dhe të njëjtën shumë një pjesë e ka mbajtur për vete, dhe pjesën tjetër e ka dorëzuar për udhëheqësit e ndërrimeve dhe komandantin e stacionit – udhëheqësin e grupit R.R”, thuhet tutje në komunikatë.
“I pandehuri I.U., duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, zëvendës i udhëheqësit të ndërrimit në SPMK- Leposaviq, ka marr pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë e sidomos me të pandehurin D.R., të cilin e ka pas epror ku ka zbatuar udhëzimet e e tij dhe të komandantit të stacionit, duke udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohe të kalojnë, duke marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke shkuar ne vende të caktuar për të mbledhë shumat e parave e të cilat konrtrabnadistët i kishin lënë dhe të njëjtat shuma i ka dorëzuar për udhëheqësin e ndërrimit dhe komandantin e stacionit – udhëheqësin e grupit R.R. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprat penale, “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2 nënparagrafi 2.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur po ashtu se gjatë viteve 2016 deri 2019, në vzhdimsi dy nga të pandehurit, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar mallra, dhe atë mallra ushqimor, transportin e drunjëve, barnave dhe derivateve, nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas.
“Gjithashtu, të pandehurit A.D. dhe D.S., që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar mallra, dhe atë mallra ushqimor, transportin e drunjëve, barnave dhe derivateve, nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas , duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave, në atë mënyrë që duke bashkëpunuar me tani të pandehurit R.R., M.J., A.V-B., V.D., I.U dhe D.R, në cilësinë e personave zyrtarë në Policinë të Kosovës në SPMK-Leposaviq të Republikës së Kosovës, me ç’rast kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave dhe i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshëm material buxhetit të Republikës së Kosovë. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kontrabandë me mallra” nga neni 317 paragrafi 1 të KPRK-së”,thuhet në komunikatë.
Kurse, dy të tjerët me qëllim të kalimit të mallrave kontrabandë nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, u kanë dhënë shuma të parave apo përfitim tjetër personave zyrtar- policëve të SPMK në Leposaviq, në mënyrë që personat zyrtar të veprojnë ose të mos veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare.
“Ndërkaq, të pandehurit A.D dhe D.S., që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi, me qëllim të kalimit të mallrave kontrabandë nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, u kanë dhënë shuma të parave apo përfitim tjetër personave zyrtar- policëve të SPMK në Leposaviq, në mënyrë që personat zyrtar të veprojnë ose të mos veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, ku me të njëjtit janë dakorduar që me rastin e kalimit të mallrave të paguajnë shuma të parave sipas tarifave të përcaktuara për çdo automjet dhe atë nga 20 € për vetura të vogla, 30 – 50€ për furgona dhe 100 – 150 € për çdo kamion, e që këto shuma të parave i kanë paguar tek zyrtarët policor por edhe e kanë lënë nëpër vende të caktuara si tek pompa e derivateve “Çekaliç’, dyqani “Te Mira”, si dhe në veturën e tani të pandehurit M.J.– Llaki, ku pas hetimit nga ana e policisë edhe janë arrestuar. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhënia e Ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A