Maqedoni: Prej sot orar më i gjatë për lëvizje dhe obligim për mbajtje të maskave mbrojtëse
Shkurtimi i orës policore, si dhe mbajtja e obligueshme e maskës mbrojtëse në fytyrë janë masat të cilat fillojnë të zbatohen prej sot dhe do të vlejnë në gjithë territorin e shtetit.
Kryeministri Oliver Spasovski dje në konferencën onlajn për media theksoi se masat janë sjellë në bazë të analizave dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe me to po përforcohen masat e kujdesit, ndërsa paralelisht ulen masat restriktive të cilat kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, gjegjësisht orës policore.
“Sa herë që dalim jashtë, duhet të respektojmë në mënyrë rigoroze masat për mbrojtjen personale, të mbajmë mbrojtje për fytyrën, gjegjësisht hundën dhe gojën – maskë apo shall, për të mbajtur distancë fizike prej dy metrash dhe të mos grupohemi, sepse kjo është mënyra e vetme për ta mbrojtur shëndetin personal dhe publik”, tha Spasovski.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filpçe, tha se sa i përket masave të reja të lehta ato në të vërtetë, janë forcim i masave parandaluese, duke theksuar se është shumë e rëndësishme mbulimi i rrugëve ajrore në mënyrë që për të mbajtur një trend të qëndrueshëm dhe rritjen lineare të pacientëve.
“Rritet numri i pacientëve të shëruar dhe kjo është inkurajuese dhe është motiv shtesë për mjekët në spitale dhe mjekët amë. Deri më tani janë shëruar gjithsej 272 persona, ndërsa prej tyre më të rinj janë 48, prej të cilëve gjashtë janë trajtuar në spital dhe 42 në kushte shtëpiake”, tha Filipçe.
Sipas masave të reja, pajisjet mbrojtëse duhet të mbahen në të gjitha vendet e mbyllura publike ku ka më shumë njerëz siç janë marketet, dyqanet, bankat, zyrat postare, objektet shëndetësore, si dhe kur përdorni transportin publik. Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapura duhet të mbahen në tregje dhe sipërfaqe të hapura, kur nuk ka mundësi të ruhet distanca fizike prej dy metrash me njerëzit e tjerë që janë afër.
Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapur nuk mbahet vetëm nëse qëndroni në oborr, ose në tarracën e shtëpisë tuaj, me biçikletë, sportit në sipërfaqe të hapur ose automjet udhëtimi me njerëz me të cilët jetoni në bashkësi apo familjarë.
Çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 19:00. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 19:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Për personat mbi moshën 67 vjeç, lëvizja do të lejohet çdo ditë pune nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 12 të mesditës. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin nga e hëna deri të premten prej orës 13:00 – 19:00.
Gjatë fundjavave, ndalesa e lëvizjes do të fillojë prej orës 15:00 të shtunën, ndërsa do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 në mëngjes. Të shtunën, për personat mbi moshën 67 vjeç do të lejohen të lëvizin nga ora 5 e mëngjesit në 11 pasdite. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç të shtunën do të munden të dalin nga ora 12:00 deri në ora 15:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s’do të rishkruhet!
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos