LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, Bashkia e Tiranës hap tender për blerjen e 136 arkivoleve – 56 janë për fëmijë

COVID-19, Bashkia e Tiranës hap tender për blerjen e 136 arkivoleve – 56 janë për fëmijë

Agjencia e Shërbimeve Funerale, pranë Bashkisë së Tiranës, ka hapur së fundmi një tender që po u fut frikën të gjithë qytetarëve.

Konkretisht, Agjencia Funerale e Bashkisë Tiranë, kërkon të blejë, 136 arkivolë, për përballimin e Covid-19, pasi ashti siç ka deklaruar Veliaj më parë, shpenzimet e viktimave nga koronavirusi në Tiranë, do të mbulohen nga vetë Bashkia.


Por shifrat e arkivoleve të porositura janë vërtet të frikshme, aq me tepër po të futemi në detaje. 56 copë janë porositur me përmasa të vogla për fëmijë deri në 1 vjeç; 75 copë arkivolë të mëdhenj të madhësive standarte dhe 5 copë arkivolë më të mëdhenj se standarti, raporton dosja.

Agjencia e Shërbimeve Funerale nuk ka vendosur fond limit për këtë tender, por mungesa e shifrës financiare nuk është problemi në këtë tender.

Deri më sot në Shqipëri numërohen 27 viktima në total nga Covid-19, ndërsa Tirana ka 256 persona të prekur, nga të cilët 15 kanë humbur jetën dhe pyetja është: Ku janë këto 136 persona që pritet të vdesin? Ku janë këto 56 foshnje, deri ne moshën 1 vjeç, që u mungon vetëm arkivoli?

Numri i arkivolëve të porositur nuk është aspak koherent në lidhje me situatën që raportohet aktualisht në Shqipëri, lidhur me koronavirusin, vetëm nëse ka informacione, për të cilat ende nuk jemi në dijeni! /dosja

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori