Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se shpreson që Kosova ta ketë kaluar ditën me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë disa këshilla se si duhet menaxhuar situata me pandeminë e coronavirusit pas datës 4 maj, transmeton Telegrafi.
“Pas 4 majit, nja 5-10 ditë më vonë mbase mund të kemi një rritje të lehtë të numrave. Por këta duhet të jenë të menaxhueshëm për kapacitetet tona ekzistuese shëndetësore. Po ashtu, duhet të përgatitemi që pas kësaj kohe të vazhdojmë të testojmë rastet e reja, t’i izolojmë dhe gjurmojmë kontaktet e tyre”, ka shkruar ai.
Për më shumë, shkrimi i plotë i tij:
1. A e kemi arritur pikun?
Piku është dita me numrin më të madh të rasteve. Ne e kemi pasur të dielën e kaluar me 79 raste. Uroj ta kemi kaluar. Numrat ditorë tregojnë numrin e të infektuarve nga ata që janë testuar. Por, për çdo rast aktiv (aktualisht kemi 458 raste aktive) kemi 5-10 raste tjera në komunitet, të cilët nuk janë testuar ende (2000-4000 raste).
Rastet e regjistruara gjatë kohës së izolimit përkojnë me pacientë të cilët janë infektuar 7-14 ditë më herët.
2. A mund të rikthehet koronavirusi pas 4 Majit?
Po. Sigurisht. Epidemia nuk mbaron me 4 Maj. Singapori, që ishte shembull i përballjes me koronavirus, këto ditë shënoi 1426 raste të reja në valën e dytë. Sëmundja u shfaq në konvikt të punëtorëve, i cili ishte i mbingarkuar dhe pa masa adekuate higjienike. Në veri të Kinës, po ashtu, kishte raste të reja.
Pas 4 majit, nja 5-10 ditë më vonë mbase mund të kemi një rritje të lehtë të numrave. Por këta duhet të jenë të menaxhueshëm për kapacitetet tona ekzistuese shëndetësore. Po ashtu, duhet të përgatitemi që pas kësaj kohe të vazhdojmë të testojmë rastet e reja, t’i izolojmë dhe gjurmojmë kontaktet e tyre.
Numri i personave të ndjeshëm dhe imunë në popullatë në fund të valës së parë e përcakton magnitudën potenciale të valës pasuese.
Por, nëse nuk respektohet distanca sociale dhe vazhdojmë grumbullimin sikur gjithçka u kry, atëherë vala tjetër mund të jetë po aq e keqe si kjo e para.
Segmentet vitale ekonomike parapërgatiten për të rifilluar punën bashkë me shtyllat kryesore buxhetore të Kosovës.
3. Testimet?
Faleminderit nga politikanë e analistë që e zbuluan ujin e ngrohtë dhe na udhëzuan se po u deshka të bëjmë sa më shumë teste. Rritja e numrit të testeve është drejtpërdrejtë në proporcion me numrin e testeve në dispozicion. Thjesht, nuk ka teste edhe nëse kemi para për t’i blerë sepse secili shtet shikon oborrin e vet në këtë ditë.
4. Çka duhet të plotësojmë për lehtësim të masave kufizuese?
• Përhapja e sëmundjes deri më 4 Maj është e kontrolluar nga autoritetet përgjegjëse
• Ka kapacitete për zbulim, testim, izolim dhe trajtim të çdo rasti me COVID-19 dhe gjurmohet çdo kontakt
• Rreziku i shpërthimit menaxhohet në institucione shëndetësore dhe në shtëpi të pleqve
• Në vendet e posa hapura të punës ka masa parandaluese (distancë, maska, mbulesa të fytyrës, dorëza, dezinfektim sipërfaqesh).
• Rreziku i importimit të infeksioneve është i menaxhueshëm
• Popullata është plotësisht e përfshirë në zbatimin e normave të reja të sjelljes.
5.Kur mbyllet zyrtarisht epidemia?
28 ditë pas rezultatit negativ të pacientit të fundit të vërtetuar në laborator.
6.Deri kur do të kemi masa të lehta kufizuese?
Deri sa të kemi vaksinën ose ndonjë ilaç të aprovuar për trajtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj