LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Janë koordinuar të gjitha celulat e politikës së vjetër në Kosovë për ta sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje

Bajqinovci: Janë koordinuar të gjitha celulat e politikës së vjetër në Kosovë për ta sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje
Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se janë koordinuar të gjitha celulat e politikës së vjetër në Kosovë për ta sulmuar me çdo mjet e metodë të mundshme LVV-në.

Bajqinovci ka pohuar se “Kryesia e LDK-së pa asnjë informatë, pa asnjë të dhënë për rastin e dëmtimit të kabllove në selinë e LDK –së, vrapuan të deklarojnë e të aludojnë në sulme politike”.

“Janë koordinuar të gjitha celulat e politikës së vjetër në Kosovë për ta sulmuar me çdo mjet e metodë të mundshme Lëvizjen Vetëvendosje. E kuptojmë, kishin pritur se do të ja hedhin popullit e do ta mbulojnë disi bashkimin në PLAN nën tutelën e Hashimit. Nuk ja kanë dalë e as po ja dalin. Resurse enorme janë mobilizuar për ta linçuar e goditur Lëvizjen. Sa më shumë po veprojnë aq më qartë po del PLANI e poashtu po vërehen po i neverisin qytetarët që kanë votuar ndryshimin. Shiheni këtë kryesinë e LDK –së: pa asnjë informatë, pa asnjë të dhënë për rastin e dëmtimit të kabllove në selinë e LDK –së, vrapuan të deklarojnë e të aludojnë në sulme politike. Këta duan me çdo kusht ta shohin LVV –në duke bërë veprime të tilla për t’u paraqitur viktimë. Shpresojnë se kështu do të zbusin zemërimin popullor që ekziston tek ata”. ka shkruar ai në Facebook.


Më tej, deputeti i LVV-së ka thënë se për LDK-në nuk dëshiron të dëgjojë askush.

“Nuk dëshiron askush të dëgjojë për ta, e ndjejnë këtë edhe kur dalin në qytet. E po do të zhgënjeheni nëse prisni se ne do të lëshohemi në të tilla veprime. Asnjëherë. Këta nuk kuptojnë se mjetet e format e protestës nuk parakuptojnë ushtrim dhune. Protestat e mënyrat tjera për të shprehur një kundërshtim janë thelbi i një shoqërie të lirë, atribut themelor i angazhimit demokratik të shoqërisë e cila as nuk bëhet fshehur e as nuk bëhet dhunshëm. Jeni errësuar në shtegun e Hashimit duke vrapuar për t’u pozicionuar sa më lartë që mundeni, ndaj edhe më nuk kuptoni asgjë nga konceptet themelore të demokracisë e të shoqërisë së lirë. Ne demonstrojmë brenda këtyre koncepteve, jo natën e jo dhunshëm”, përfundon shkrimi i tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori