LAJMI I FUNDIT:

​Ahmeti: Rreth 500 familje kanë nevojë për gjëra ushqimore

​Ahmeti: Rreth 500 familje kanë nevojë për gjëra ushqimore

20 pako me gjëra ushqimore i ka dhuruar sot Oda Ekonomike e Kosovës për Komunën e Prishtinës, e të cilat do të shpërndahen tek qytetarët që kanë nevojë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se numri i familjeve që po kërkojnë ndihmë po rritet.

“OEK e ka shprehur dëshirën e saj që përmes anëtarëve të saj, kanë shprehur dëshirën për t’i ndihmuar qytetarët që janë në nevojë. Po mundohemi që ti ndihmojmë njëri tjetrit, pasi që numri i familjeve që kanë nevojë po rritet. Në Prishtinë janë 1 mijë e 600 me asistencë sociale, vetëm nga thirrjet që kemi pranuar ditëve të fundit edhe rreth 500 familje kanë nevojë për gjëra ushqimore bazë. Intervenimi në ekonomi tashmë duhet të jetë sociekonomik, por duhet të jetë edhe ekonomik sepse bizneset janë motori jonë”, tha ai.


Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se bizneset që i përfaqësojnë kanë probleme të mëdha.

“Kjo është mesazh edhe simbolik edhe përmbajtjesor. Duke filluar me komunën e Prishtinës ne po duam të tregojmë se po duam ti ndihmojmë të gjitha ato familje që janë prekur nga pandemia. Është mesazh edhe për qeverinë që të koordinohen që të veprohet shpejtë me masa. Pakot janë me gjëra bazike dhe të cilat janë nga këto komapni. Keminstartuar me 200 pako, ne besojmë se kjo ështs simbolike por e rëndësishme për familjet në nevojë”, tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori