LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë ajrore pësojnë 314 miliardë dollarë humbje nga pandemia e COVID-19

Kompanitë ajrore pësojnë 314 miliardë dollarë humbje nga pandemia e COVID-19
Foto: Ilustrim

Ndërsa lëvizjet janë bllokuar për shkak të pandemisë botërore të COVID-19, industria e kompanive ajrore po lëkundet. End nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e izolimit dhe urdhrave të qëndrimit në shtëpi, por edhe nëse kufizimet do të hiqen së shpejti, është e pamundur të parashikohet se kur pasagjerët do të ndjehen rehat kur fluturojnë përsëri. Falimentimet dhe pushimet nga puna po rriten, veçanërisht në industrinë e avionëve.

Sipas Oxford Economics, mbi 8 milionë vende pune në industrinë amerikane të udhëtimeve do të mbyllen deri në fund të muajit prill, nga më shumë se 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë bërë kërkesë për përfitime të papunësisë, përcjell Telegrafi.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, plot 314 miliardë dollarë është shuma që industria ajrore botëror do të humbasë në vitin 2020, një rënie prej 55 për qind në krahasim me 2019.


Industria e udhëtimeve në SHBA në tërësi parashikohet të humbasë 519 miliardë dollarë, i cili përkthehet në një humbje totale ekonomike prej 1.2 trilion dollarë, për të cilën firma thotë se është më shumë se nëntë herë ndikimi i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në këtë sektor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori