LAJMI I FUNDIT:

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Kim Jong-Un në rrezik për jetën – e tëra po i ndodh për shkak të duhanit dhe mbipeshës

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Kim Jong-Un në rrezik për jetën – e tëra po i ndodh për shkak të duhanit dhe mbipeshës

SHBA-të janë duke analizuar me vëmendje informacionet e agjencive inteligjente sipas të cilave lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, është në rrezik për jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale që ka pasur, raporton CNN duke u thirrur në deklaratën e një zyrtari të paemëruar amerikan.

Kim Jong-Un nuk kishte marrë fare pjesë në ditëlindjen e gjyshit të tij që zakonisht e festojnë në këtë vend më 15 prill, gjë që ka nxitur edhe më shumë dyshime se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, transmeton Telegrafi.


Për herë të fundit kur është parë në opinion ishte katër ditë para 15 prillit, ku kishte mbajtur një takim anëtarët e qeverisë së vendit të tij. Në anën tjetër një zyrtar tjetër amerikan ka konfirmuar për CNN se ekziston brenga që gjendja shëndetësore e Kim Jong-Un nuk është e mirë.

Gazeta online e Koresë së Jugut, “Daily North Korea”, që ka për fokus ngjarjet në Korenë e Veriut, ka raportuar se Kim Jong-Un më 12 prill i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike – më saktë thënë ka pasur probleme kardiovaskulare pas konsumimit të tepër të duhanit, mbipeshës dhe orëve të gjata të punës.

Por edhe pse CNN nuk i ka konfirmuar këto informacione, një burim i paemëruar pretendon se pas kësaj ndërhyrje lideri verikorean po shërohet në vilën që e ka në Hiangsan, ku nga afër po monitorohet nga mjekët.

Këshilli për Siguri Kombëtare dhe Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, kanë refuzuar të komentojnë në pyetjen e CNN lidhur me gjendjen shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori