Në mëngjes në orën 05:00 përfundoi ndalesa më e gjatë 85 orëshe për lëvizje në tërë territorin e shtetit, e cila filloi të premten prej orës 16:00.
Në 85 orët e fundit policia ka arrestuar disa persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes dhe për to do të ngriten padi penale përkatëse.
Ora policore prej sot vazhdon sikur javën e kaluar në ditët e punës nga ora 16 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit. Në fuqi është ndalesa për grupim të më shumë se dy personave, përveç për prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Më të moshuarve prej moshës 67 vjeçare u është lejuar të dalin jashtë shtëpisë prej orës 10-12, ndërsa të rinjve deri në moshën 18 vjeçare prej orës 13-15.
Pronarët e qenve mund t’i nxjerrin jashtë manarët e tyre prej orës 20-20:30, dhe të mos jenë më larg se 100 metra nga objekti ku jetojnë.
Lëvizja gjatë orës policore u është lejuar vetëm kategorive të qytetarëve të cilët kanë obligime të punës dhe të cilët posedojnë leje që i jep Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Autobusët në NQP Shkup dhe transportuesit privatë prej sot vazhdojnë të qarkullojnë në dy turne, gjegjësisht nga ora 5 deri në orën 9, dhe nga ora 13 deri në orën 16.
Siç bëjnë të ditur nga NQP, autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23 të cilat do të qarkullojnë me itinerar të reduktuar të ditës.
Kryeministri Oliver Spasovski paralajmëroi se bëhet plan serioz për atë si dhe në cilën mënyrë pas 1 Majit të fillohet me lehtësim të disa masave, ndërsa të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet