Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar sot regjimin e Bashar Al-Assadit se po e përdor pandeminë e coronavirusit në botë për të intensifikuar sulmet në zonat e kontrolluara nga kryengritësit në veriperëndim, duke thyer kështu armëpushimin e arritur në mars.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Erdogan tregoi hapat që do të ndërmarrë nëse Siria do të vazhdojë të shkelë armëpushimin në provincën Idlib.
“Turqia mbetet e angazhuar për marrëveshjen me Rusinë dhe nuk do të lejojmë që regjimi sirian të luajë rolin e agresorit. Nëse regjimi, i cili theu armëpushimin dhe kushtet e tjera të marrëveshjes, vazhdon në këtë mënyrë, ai do të paguajë çmimin dhe do të pësojë humbje të mëdha”, porositi Erdogan.
Ai këto komente i bëri pas raportimeve për shkelje të kufizuara të armëpushimit nga qeveria siriane dhe një shkëmbim zjarri midis trupave siriane dhe forcave të opozitës të mbështetur nga Turqia, megjithëse, sipas AP, armëpushimi duket se kryesisht do të mbahet.
Marrëveshja e armëpushimit u arrit më 5 mars, me ndihmën e Rusisë dhe Turqisë, e cila mbështetet nga palët rivale në konfliktin në Siri. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe