LAJMI I FUNDIT:

​Eurodeputetët thirrje BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

​Eurodeputetët thirrje BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi sot një raport për Ballkanin Perëndimor, i cili kërkon përfshirje më të fortë të Bashkimit Evropian në vendet e Ballkanit Perëndimor, vazhdimin e financimit të vendeve kandidate dhe konfirmimin se procesi i pranimit ka për qëllim anëtarësimin e plotë në BE.

Deputetët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje BE-së që ta sigurojë liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur.

Ky komitet, përmes takimit të zhvilluar përmes video-konferencës, ka vlerësuar se hapja e dyerve për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është në vetë interesin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik të bllokut evropian.


“BE-ja duhet të sigurojë që metodologjia ne saj e zgjerimit t’i mbështesë reformat dhe qëndrueshmërinë e qëllimit të anëtarësimit të barabartë për shtetet kandidate”, sipas konkluzave të deputetëve të atij Komiteti, theksohet në kumtesën e Parlamentit Evropian.

Po ashtu rekomandohet që BE të angazhohet më shumë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe të promovojë bashkëpunimin rajonal, dhe të sigurojë fonde të përshtatshme para pranimit që do të përfitojnë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori