Me shumicë dërrmuese Komisioni i jashtëm i Parlamentit Evropian votoi raportin me rekomandimet e këtij institucioni për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi u zhvillua nëpërmjet video-konferencës, ndërsa votimi vjen pas ndryshimit të metodologjisë së zgjerimit në shkurt dhe pas dhënies së dritës jeshile nga Këshilli më pas për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Në raportin e hartuar nga koordinatori Tonino Picula, nënvizohet suksesi i politikës së zgjerimit në shtrirjen e demokracisë, paqes dhe prosperitetit në të gjithë Evropën, duke e kthyer perspektivën për anëtarësim në nxitje për reforma në të gjithë vendet e Ballkanit.
Në rekomandimet e tyre, siç raporton Euronews, eurodeputetët këmbëngulin që BE të përcakojë masa të qarta dhe konsistente për vendet kandidate, të vijojë mbështetjen dhe të përmirësojë matjen e progresit gjatë procesit. Një tjetër theks vihet tek nevoja e përmirësimit të koherencës mes procesit të zgjerimit dhe zhvillimeve politike brenda BE-së.
Një nga reagimet e para pas votës në Komisionin e Jashtëm ishte ai i raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk, i cili deklaroi se rekomandimet e këtij raporti dërgojnë një sinjal të qartë mbështetjeje për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht në kohën kur Evropa dhe bota përballen me kufizimet për shkak të pandemisë Covid-19.
Ndër të tjera, kërkohet që vendet kandidate të kenë qasje graduale në programet e BE-së para anëtarësimit, si dhe që këto vende të marrin pjesë në Konferencën për të ardhmen e Evropës.
Raporti i Parlamentit Evropian përgatitet në kuadër të samitit të Zagrebit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë pritet të mbahet nëpërmjet një video-konference para përfundimit të presidencës kroate. Për miratimin përfundimtar ky raport duhet të votohet edhe në seancë plenare nga Parlamenti Evropian./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar