Kryeministrit në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është hapur llogari e veçantë në Thesar për menaxhim me pandeminë e COVID-19, ku deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë euro, derisa vlera e ndihmës së marrë deri tash nga organizatat dhe shtetet e huaja ka arritur në 341 milionë euro.
Ai këto komente i ka bërë në tryezën ku ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike për menaxhimin e pandemisë me COVID-19, e të cilës iu përgjigjën vetëm kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasnqi.
Ndërkaq prezentë ishin edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia dhe zëvendësministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Ilir Aliu.
Kurti në fjalën e tij hapëse prezantoi situatën aktuale me COVID-19 në Kosovë dhe masat që i ka marrë Qeveria e Kosovës deri më tash për ta menaxhuar këtë situatë.
Ai i njoftoi të pranishmit se në biseda telefonike me kryetarët e të gjitha komunave në Kosovë janë vlerësuar të gjitha nevojat që ato i kanë, e më pas ai edhe i ka vizituar deri më tash 15 prej tyre, që të njoftohet më për së afërmi me situatën në terren.
Kurti tregoi se janë organizuar katër tryeza me ambasadorë ku janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe ndihmës, është hapur llogari e veçantë në Thesarin e Kosovës për menaxhim me pandeminë e COVID-19, ku deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë euro, derisa vlera e ndihmës së marrë deri tash nga organizatat dhe shtetet e huaja ka arritur në 341 milionë euro.
Sipas një komunikate të qeverisë, Kurti shpjegoi se masat në fuqi janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të epidemiologëve dhe IKSHPK-së dhe do të jenë në fuqi deri më 4 maj, me ç’rast do të rishqyrtohet situata.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nga takimet e saj me kryetarë të komunave vërehet një brengë rreth ndaljes së projekteve kapitale, sidomos atyre të furnizimit me ujë, duke e pasur parasysh se sa e rëndësishme është higjiena personale në këtë situatë.
Ndërkaq sa i përket kredive nga organizmat ndërkombëtarë financiarë dhe nga shtetet individuale, ajo shprehu gatishmërinë e Kuvendit që të japë garancinë politike që kreditë dhe ndihmat të realizohen.
Ajo foli edhe për tri nismat legjislative që janë në procedurë të Kuvendit, dy të propozuara nga GP i PDK-së dhe e treta që derivon drejtpërdrejtë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes, në mënyrë që mos të ketë probleme të natyrës juridike për të ndërmarrë masat.
Ajo potencoi se si institucion janë munduar të jenë sa më bashkëpunues me Qeverinë e Kosovës për menaxhimin më të mirë të situatës.
Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh përfaqësues i PDK-së në këtë takim, Memli Krasniqi tha se vet prezenca e tij në këtë takim tregon për përkushtimin e PDK-së për t’i tejkaluar interesat partiake për çështjen me rëndësi për vendin.
Ai e quajti këtë ftesë të vonuar, ndërkaq që shfaqi pakënaqësinë se iniciativat e PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë deri më tash nuk janë marrë parasysh nga Qeveria, me theks të veçantë te masat për kufizim të lëvizjes dhe pakoja financiare.
Megjithatë, ai theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar, me përgjegjësinë si partia më e madhe opozitare.
Ai bëri thirrje që së bashku, pa dallime e në interes të qytetarëve, në Kuvend të hartohet një projekt ekonomik për ta kaluar këtë situatë.
Në fund, kryeministri në detyrë Kurti ri theksoi edhe një herë gatishmërinë sikurse edhe nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të menaxhimit të situatës së krijuar me COVID-19.
Kjo është sfidë e përbashkët, përtej çdo mospajtimi politik, prandaj edhe përpjekja duhet të jetë e përbashkët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj