LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Të gjithë i dinë krimet e Serbisë në Kosovë, pavarësisht ndihmës që mund të ketë ofruar

Osmani: Të gjithë i dinë krimet e Serbisë në Kosovë, pavarësisht ndihmës që mund të ketë ofruar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me pandeminë COVID-19 se jo vetëm Kosova, por e gjithë bota i ka të qarta krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë, pavarësisht ndihmës që Serbia mund të ketë ofruar në këtë kohë të pandemisë.

Osmani tha se lidhur me situatën nga pandemia COVID-19 dhe me testet kanë marrë informata nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Unë besoj që jo vetëm ne në Kosovë, por e gjithë bota e ka të qartë se cilat janë krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë. Ato kanë ndodhur para syve të botës dhe i kanë dëshmu gjykatat ndërkombëtare. Serbia në këtë kohë të pandemisë edhe mund të ketë dërguar ndihma por nuk e shlyen të kaluarën e afërt që e kemi përjetuar”, tha Osmani.


Sipas saj, edhe si Kuvend kur kanë kërkuar ndihmë nga shtetet mike për përballjen me COVID-19, iu është thënë të kërkojnë mjetet financiare, por jo edhe teste e aparatura pasi edhe vendet në zhvillim kanë hasur në vështirësi në sigurimin e tyre,

“…Kërkesat e Kosovës që të ketë ndihmë nga shtetet e ndryshme për teste apo aparatura nuk kanë mundur të plotësohen pasi edhe shtetet në zhvillim po përballen me mungesë të tillë…”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Sipas saj, ministri Vitia i ka informuar në detaje lidhur me situatën me teste.

“Ne kemi kërkuar sot informata nga ministri i shëndetësisë për testet. Ai na ka informuar në detaje për disa vështirësi që i kanë hasur meqenëse të gjitha kërkesat nga të gjitha shtetet që kanë shkuar përnjëherë kanë qenë shumëfish më të mëdha se numri i testeve që kanë mundur të prodhojnë prodhuesit e deritanishëm. Tash përderisa ka shtete tjera që kanë kompani që prodhojnë teste, Kosova lëre më që s’ka kapacitete të tilla, por është trashëguar një sistem shëndetësor jo i financuar mirë dhe gati i shkatërruar. Pra me qëllim të mos politizohen çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin qytetar për mua ka qenë me rëndësi të marrë informata sa do të jetë Kosova e furnizuar me teste dhe të mos përballemi me situata që qytetarët mund të jetë infektuar dhe nuk testohen”, tha Osmani.

Sipas saj, ministri Vitia i ka informuar se ka një ndihmë të dakorduar nga shteti i Luksemburgut dhe i Katarit që lidhet drejtpërdrejtë me teste dhe në ndërkohë që qeveria e Kosovës ka porositur 13.500 teste tjera për të cilat ka kaluar procedurat dhe beson që shumë shpejtë do të vijnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori