LAJMI I FUNDIT:

Kostot e COVID-19 nuk do ta dëmtojnë buxhetin gjerman

Kostot e COVID-19 nuk do ta dëmtojnë buxhetin gjerman

Gjermania do të jetë në gjendje ta kompensojë borxhin e krijuar për të menaxhuar pandeminë e Coronavirusit, po të përmirësohet ekonomia në gjysmën e dytë të vitit.

Kështu tha ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz në një intervistë për Welt am Sonntag.

Scholz nuk e përjashtoi krejtësisht mundësinë e marrjes së një borxhi shtesë përtej 156 miliardë eurove, që u miratua nga parlamenti gjerman në fund të marsit. Por ai i tha gazetës se kjo mund të mos jetë e nevojshme.


“Po të arrijmë ta lëvizim kurbën ekonomike për lart në gjysmën e dytë të vitit. Shumë herët për të dhënë sinjalin e hapjes së plotë”, me gjithë uljen e ritmit të infeksionit”, tha Scholz.

Bundestagu e ngriti tavanin e borxhit të Gjermanisë, duke e lejuar qeverinë federale të huazojë rreth 100 miliardë euro më shumë se e zakonshmja për të luftuar krizën dhe për të zvogëluar ndikimin te punëtorët dhe bizneset.

Gastronomia në krizë

Shpenzimet e reja kanë për qëllim financimin e kujdesit shëndetësor të vendit dhe ndihmën për ndërmarrjet që rrezikojnë të mos paguajnë dot kreditë e tyre.

Dehoga, një shoqatë e hoteleve dhe restoranteve gjermane, tha se 70 mijë hotele e restorante mund të falimentojnë për shkak të efekteve të pandemisë.

“Na u desh të parëve të mbylleshim dhe ne do të jemi ata që do të vuajnë më gjatë. Pa mbështetje shtesë shtetërore, një në tre institucione përballet me falimentimin”, tha kryetarja e shoqatës Ingrid Hartges për Bild am Sonntag.

Restorantet dhe bizneset e tjera të goditura nga kufizimet e distancimit social për shkak të Coronavirusit mund të marrin mbështetjen e shtetit.

Taksa më të larta për ata që fitojnë më shumë

Scholzi tha gjithashtu se ata që kanë të ardhura më të larta mund të përballen me taksa më të mëdha pas krizës, për të balancuar nivelin e lartë të mbështetjes shtetërore të mundësuar nga sistemi i mirëqenies sociale të vendit.

Ai shtoi se Partia e tij Socialdemokrate (SPD), në koalicion të madh me konservatorët e kancelares Angela Merkel, ka mbajtur prej kohësh qëndrimin që grupet me të ardhura më të ulëta mund të ndihmohen, po të paguajnë më shumë taksa shtetasit me të ardhura të larta.

“Një tatim i tillë duhet të jetë korrekt dhe i drejtë”, tha ai.

Por ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier e hodhi poshtë thirrjen për taksa më të larta.

“Diskutimet nga individë për rritjen e taksave për njerëz të caktuar, grupe ose për degë janë të gabuara dhe të dëmshme. Ne duhet të jemi të kursyer dhe askujt nuk do t’i duhet të paguajë taksa më të larta”, i tha Altmaier gazetës Bild am Sonntag.

Stimulimi post-COVID-19

Qeveria gjithashtu do të shikojë të ofrojë stimuj ekonomikë në fund të bllokimit prej Coronavirusit, i cili ka mbyllur bizneset dhe mban njerëzit në shtëpi.

“Kur të jetë koha e duhur, ne do të përgatisim masa për të stimuluar përsëri biznesin. Ata duhet të jenë ashtu siç do t’i imagjinonin ekonomistët – me objektiv, të mjaftueshme për qëllimin dhe të kufizuara në kohë. Gjithashtu, ne do t’i mbajmë sytë të fiksuar në modernizimin e vendit tonë, siç në zvogëlimin e emetimeve të dyoksidit të karbonit, zgjerimin e mobilitetit elektrik dhe dixhitalizimin”, tha Scholz. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori