LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje, arrestohen tre meshkuj dhe një femër në Prishtinë

Dhuna në familje, arrestohen tre meshkuj dhe një femër në Prishtinë

Rastet e dhunës në familje sipas statistika të policisë ka pasur rritje në tre mujorin e parë të këtij viti.

E në situatën në të cilën ndodhemi shkaku i pandemisë, udhëheqësit e institucioneve kanë bërë thirrje që të raportojnë rastet e dhnunës.

Vetëm gjatë 24 orëve, në Prishtinë janë lajmëruar tri raste të dhunës në familje. Policia ka arrestuar katër persona.


Rastet e plota sipas raportit policor:

•Prishtinë 19.04.2020-13:30. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti. Viktima e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

• Prishtinë 19.04.2020-18:30.Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nenën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

• Prishtinë 19.04.2020-12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/