Publicisti Veton Surroi, ka thënë se ndërlidhja e donacionit të testeve (për COVID-19) me veprimet e Serbisë në luftë është e pashije.
Surroi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më sot , ASNJË president a kryeministër i Kosovës ,në ASNJË tryezë negociatore me Serbinë ASNJËHERË nuk ka trajtuar çështjen e të zhdukurve, viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe dëmeve që i ka bërë Republika e Serbisë në Kosovë”.
“Diskursi politik në Kosovë edhe ashtu është mjaft i helmuar, madje në kohë të vështirë të pandemisë pothuajse si askund në botë. Nuk ka nevojë për më shumë helm kundër të tjerëve : të mendimit, besimit a gjuhës tjetër”, ka shkruar Surroi.
Postimi i plotë i Surroit:
“MBI DONACIONIN
Meqë po shoh se po vazhdon emocioni e tifozllëku rreth një mijë testeve për koronavirusin të ardhura si donacion nga Serbia, ja disa pika që mund të ndihmojnë:
1. Në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës, më 2006 dhe 2007 delegacioni i Kosovës insistoi që çfarëdo ndihme e Serbisë dërguar qytetarëve të Kosovës duhej të kalonte nëpërmjet autoriteteve qendrore në Kosovë. Serbia insistonte që kishte të drejtë të dërgonte mjete financiare dhe mallra në pjesë të ndryshme të Kosovës drejtpërsëdrejti. Në fund fitoi argumenti i Kosovës dhe u ndërtua një procedurë në të cilën Serbia mund të ishte donatore në Kosovë, sikur edhe të gjitha shtetet e tjera.
Kjo procedurë , si pjesë e pakos së pavarësisë së Kosovës, u respektua nga Serbia me dërgimin e 1.000 testeve autoriteteve të Republikës së Kosovës. Siç është respektuar me donacione të tjera , pak apo shumë, në të gjitha këto vite prej shpalljes së pavarësisë e këtej.
2. Ndërlidhja e donacionit të testeve me veprimet e Serbisë në luftë është e pashije. Herën e fundit që kemi shtruar veprimet e Serbisë në luftë ka qenë në negociatat e Vjenës. Kam ngritur personalisht në Bruksel çështjen e të zhdukurve dhe varret masive në Serbi në takimin me delegacionin më të lartë të Serbisë , ndërsa delegacioni i Kosovës në Vjenë ka dorëzuar edhe material me shkrim për shkatërrimin ekonomik e të pronës private.
Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më sot , ASNJË president a kryeministër i Kosovës ,në ASNJË tryezë negociatore me Serbinë ASNJËHERË nuk ka trajtuar çështjen e të zhdukurve, viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe dëmeve që i ka bërë Republika e Serbisë në Kosovë.
Ka pasur kohë të mjaftueshme e do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i ngritur këto çështje, por duke ua ruajtur njëkohësisht dinjitetin, e jo si letra përdorimi në luftë të brendshme politike.
3. Diskursi politik në Kosovë edhe ashtu është mjaft i helmuar, madje në kohë të vështirë të pandemisë pothuajse si askund në botë. Nuk ka nevojë për më shumë helm kundër të tjerëve : të mendimit, besimit a gjuhës tjetër”, ka shkruar Surroi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos