LAJMI I FUNDIT:

Interpretime të mahnitshme dhe mesazhe inkurajuese: Yjet e skenës botërore bashkohen në koncertin “One World: Together at Home”

Interpretime të mahnitshme dhe mesazhe inkurajuese: Yjet e skenës botërore bashkohen në koncertin “One World: Together at Home”

Mbrëmë (18 prill) është mbajtur koncerti virtual i Lady Gagas në bashkëpunim me “Global Citizen” dhe “World Health Organisation”.

Koncerti madhështor i titulluar “One World: Together at Home”, u transmetua në kanale dhe platforma të ndryshme digjitale anembanë botës, si dhe ka përfshirë performancat e yjeve të mëdhenj të muzikës si: Elton John, Chris Martin, Paul McCartney, John Legend, Lizzo dhe Billie Eilish.


Interpretimet e tyre u shoqëruan me mesazhe shprese, inkurajuese dhe këshilla të ndryshme nga Beyonce e deri te ish-Zonja e Parë, Michelle Obama.

Lady Gaga (Foto: YouTube)

Lady Gaga, 34-vjeçare, e cila krijoi evenimentin madhështor, e nisi shfaqjen e saj me këngën “Smile” të Nat King Cole.

“Ajo që unë dëshiroja të bëja sonte, nëse mundem, është thjesht t’ju jap lejen për një moment – të buzëqeshni”, ka thënë Gaga, derisa filloi të këndonte.

Lady Gaga organizon koncert më 18 prill që do të transmetohet në platformat 'online'
Lexo po ashtu Lady Gaga organizon koncert më 18 prill që do të transmetohet në platformat 'online'

NBC, ABC dhe CBS ishin kanalet transmetuese të ngjarjes historike ku së bashku me prezantuesit e njohur Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert, prezantuan koncertin krahas ekipit të emisionit “Sesame Street”.

Lady Gaga (Foto: YouTube)

Qëllimi i këtij koncerti ishte mbledhja e të hollave për fondacionin, “Solidarity Response Fund”, si dhe organizata tjera lokale apo regjionale të cilat po i ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj pandemie të coronavirusit.

Po ashtu, ndër qëllimet kryesore të ngjarjes ishte edhe nderimi dhe përkrahja e punëtorëve shëndetësorë të cilët po i rrezikojnë jetët e tyre për t’i shpëtuar të tjerët.

Lady Gaga (Foto: YouTube)

Siç edhe paralajmëroi, kur filloi transmetimi direkt i koncertit njerëzit e kishin për detyrë t’i largonin kuletat dhe kartat e kreditit nga vetja, dhe ta shijojnë këtë shou.

Në mesin e artistëve të përzgjedhur të tjerë ishin edhe Eddie Vedder, Idris Elba, Alanis Morissette, Kacey Musgraves, David Beckham, Billie Joe Armstrong dhe Keith Urban, gjersa paraqitje në këtë shou kishin edhe punëtorët e ndryshëm shëndetësorë prej anembanë botës./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori