LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar mund të ketë gati vaksinën kundër COVID-19 në gusht

Mbretëria e Bashkuar mund të ketë gati vaksinën kundër COVID-19 në gusht

John Bell, anëtar i një komiteti të ekspertëve të qeverisë, shpjegoi se si hetimet po përparojnë

Punimet klinike të një vaksine COVID-19, të cilat filluan në universitetin anglez të Oksfordit, mund të përfundojë në gusht, tha të shtunën një këshilltar i qeverisë britanike.


Ky universitet filloi testet njerëzore të enjten e kaluar dhe ekspertët shpresojnë të dinë muajin tjetër nëse kjo vaksinë e mundshme arrin një reagim të fortë imunitar ndaj virusit, tha John Bell, anëtar i një komiteti qeveritar, për BBC.

Ky komitet është i përbërë me ekspertë nga bota akademike dhe e biznesit, për të zhvilluar “sa më shpejt të jetë e mundur” një vaksinë kundër COVID-19 dhe të forcojë prodhimin e saj në masë, transmeton Telegrafi.

“Pyetja është nëse (kjo vaksinë) do të jetë efektive”, pyeti vetë shkencëtari, duke theksuar se kjo mund të dihet vetëm pasi një “numër i konsiderueshëm” i njerëzve marrin dozën.

“Pra, ne nuk do të kemi një shenjë të kësaj deri në maj, por nëse gjërat vazhdojnë rrjedhën e tyre dhe është efektive, atëherë unë mendoj se është e arsyeshme të mendojmë se mund t’i përfundonim testet deri në mes të gushtit”, shpjegoi ky ekspert.

“Nëse shohim prova të një reagimi të fortë imunitar në mesin e majit”, atëherë do të jetë mirë, ndërsa faza e bërjes së miliarda dozave vjen pastaj”, shtoi ai.

Javë më parë, Sarah Gilbert, një profesoreshë në Universitetin e Oksfordit zbuloi se ajo po punon për një vaksinë kundër COVID-19 dhe ndoshta mund të jetë e gatshme për përdorim publik në shtator. “Kjo është pothuajse e mundur nëse gjithçka shkon në mënyrë të përsosur. Ne duhet të punojmë për të. Askush nuk mund të japë garanci, askush nuk mund të premtojë se do të funksionojë dhe askush nuk mund të japë një datë përfundimtare, por ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi aq shpejt sa të mundemi”, tha shkencëtarja në një intervistë për gazetën The Times. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori