LAJMI I FUNDIT:

“Messi do të dështonte në Ligën Premier pasi nuk është ‘makineri’ si Cristiano Ronaldo” – kështu thotë Emmanuel Petit

“Messi do të dështonte në Ligën Premier pasi nuk është ‘makineri’ si Cristiano Ronaldo” – kështu thotë Emmanuel Petit

Emmanuel Petit ka thënë se Lione Messi do të dështone në Ligën Premier, duke krahasuar atë me Cristiano Ronaldon që ia ka dalë mbanë.

Ylli argjentinas e ka vënë në dyshime të ardhmen e tij në Spanjë, pas skandalit të Josep Bartomeut dhe përplasjes me Eric Abidalin.


32-vjeçari ka një klauzolë që e lejon atë të largohet në parametra zero nga Barcelona, derisa pas tij është vënë Manchester City i Pep Guardiolas.

Petit ka thënë se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të dështonte të tregonte vetën, nëse do kalonte në Angli.

“Nuk më duke ai (Messi) si një tip që mund të luftojë për top. Në Spanjë, ai është i mbrojtur”, ka thënë ai.

“Do të ishte një kënaqësi për tifozët anglezë që të shikonin atë duke luajtur në Ligën Premier, por nuk besoj që Manchester City do të merrte atë në moshën 32 apo 33-vjeçare”.

Kushëriri i Messit: Askush nuk e di të ardhmen e tij, dua ta shoh në një ekip tjetër
Lexo po ashtu Kushëriri i Messit: Askush nuk e di të ardhmen e tij, dua ta shoh në një ekip tjetër

“Nëse City do të donte ta blinte atë, do të duhej ta bënin disa vite më herët. Messi nuk është Cristiano Ronaldo. Fizikisht nuk është e njëjta makineri. Ronaldo është një bishë si 32-vjeçar, Messi ka dy apo tri vite ku mund të luajë në nivele të larta”, ka shtuar më tej Petit.

Messi thuhet se mund të kalojë te Interi, pasi Nerazzurët janë të gatshëm të afrojnë atë dhe të vënë një konkurrencë të ashpër me Juventusin për titullin e Serie A-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori