LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, rikthehet në detyrë, pas infektimit me COVID–19, historia frymëzuese e kryeinfermieres së Spitalit Infektiv

Tiranë, rikthehet në detyrë, pas infektimit me COVID–19, historia frymëzuese e kryeinfermieres së Spitalit Infektiv

Me qindra mjekë e infermierë u prekën nga COVID-19, e këtij fati nuk i shpëtoi as personeli shqiptar. Por në radhët e atyre që u sëmurën me coronavirus, ka nga ata me të cilët do të krenohemi edhe pasi të mbarojë e gjithë kjo.

Kjo është historia frymëzuese e kryeinfermieres Merita Sefa, që shërben prej 23 vitesh në Spitalin Infektiv në Tiranë. Merita u infektua nga virusi, ndërsa iu shërbente dhjetëra pacientëve të shtruar në pavionin e saj.

Ajo rrëfen për Euronews Albania se në fillim nuk donte as vetë ta besonte, por shenjat e sëmundjes u qartësuan me kalimin e ditëve, ndaj kryeinfermierja vendosi të largohej nga detyra që të mos rrezikonte të tjerët.


Por largimi i saj do të zgjaste vetëm pak kohë. Menjëherë sapo e mori veten, Merita vendosi të rikthehej në detyrë. Tani edhe më e fortë se më parë. Ishte aty mes të sëmurëve për t`i mbështetur jo vetëm nga ana mjekësore, por edhe psikologjikisht.

Merita e kishte provuar vet stresin dhe ankthin që shkaktonte infektimi nga COVID-19, ndaj kuptonte të gjitha vështirësitë e pacientëve të saj.

“Sapo mora vesh që isha infektuar mendja më shkoi direkt tek familja. Por për fat të mirë kisha mbajtur distancë prej tyre që në fillim, nga frika mos i rrezikoja”, tregon Merita për rubrikën Covid Histori në Euronews Albania.

Sot Merita është sërish në krye të detyrës, me mbledhjet me stafin e kujdesin ndaj pacientëve sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Kam pasur mbështetjen e kolegëve, të shefes së shërbimit dr. Najada Comos, por edhe të gjithë të tjerëve që më njohin”, pohon Merita.

Kryeinfermierja Sefa ka këtë mesazh për të gjithë shqiptarët: “Unë nuk e kisha luksin që  të rrija në shtëpi, ndërsa ju e keni. Ju lutem na ndihmoni, bëni pjesën tuaj dhe unë të bëj pjesën time!”, tha ajo. /EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori