Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka bërë thirrje që të fillojë lehtësimi i masave shtrënguese nga Qeveria shkaku i pandemisë, për bizneset dhe njerëzit, pasi sipas tij, një gjë e tillë do të parandalonte largimin e shumë biznesve nga tregu.
Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se lehtësimi i masave duhet të bëhet, por gjithmonë duke respektuar udhëzimet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
“Lehtësimi në qarkullim të bizneseve, zinxhirit ofertues prodhues/shërbyes dhe të njerëzve, së bashku me mbështetjen e menjëhershme financiare të bizneseve për të përballuar kostot minimale të operimit (ose kostot e mbijetesës gjatë kësaj periudhe) do të parandalonte daljen e plotë të bizneseve nga tregu” ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i Hotit:
“Pandemia nga covid-19 mund të shkaktojë shok ekonomik, por duhet parë edhe si mundësi për ndryshime të mëdha cilësore në strukturën ekonomike të Kosovës me potencial për rritje afatgjate cilësore.
Kjo pandemi padyshim se do të shkaktojë një shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim dhe eksporte, dhe kjo vetëm si një valë e parë. Ndikimin e plotë do ta ndiejmë në pjesën e dytë të vitit, kur të shfaqen efektet multiplikuese përmes rënies së investimeve dhe remitencave nga të cilat jemi shumë të varur.
Ndikimi ekonomik i kësaj pandemie mund të jetë i paprecedent, sepse në të njëjtën kohë kemi kolapsim të ofertës agregate dhe reduktim signifikant të kërkesës agregate. Oferta agregate ka kolapsuar pasi firmat janë mbyllur me vendime administrative apo si rezultat i shkëputjes së zinxhirit ofertues të inputeve prodhuese e mallrave të gatshme dhe kufizimit të lëvizjes të njerëzve/punëtorëve. Ndërkaq, sa i përket kërkesës agregate, statistikat tregojnë se punësimi ka rënë për rreth 1/3, rrjedhimisht të ardhurat dhe kërkesa agregate kanë rënë.
Është tepër me rëndësi që sa më parë të fillojë zbutja e masave për qarkullim të lirë të bizneseve dhe njerëzve, por duke respektuar udhëzimet shëndetësore që të parandalohet përhapja e virusit.
Lehtësimi në qarkullim të bizneseve, zinxhirit ofertues prodhues/shërbyes dhe të njerëzve, së bashku me mbështetjen e menjëhershme financiare të bizneseve për të përballuar kostot minimale të operimit (ose kostot e mbijetesës gjatë kësaj periudhe) do të parandalonte daljen e plotë të bizneseve nga tregu.
Nëse arrijmë të mbajmë bizneset në treg dhe të mbajmë të pashkëputur zinxhirin ofertues prodhues/shërbyes, atëherë kostot ekonomike dhe sociale të pandemisë do të jenë më të ulëta, si për familjet ashtu edhe për shtetin. Në të kundërtën, nëse humbet kjo mundësi dhe bizneset dalin nga tregu, atëherë prodhimi dhe punësimi do të stabilizohen në nivele më të ulëta dhe do na duhen vite për tu kthyer në nivelin e para pandemisë.
Parë nga një perspektivë tjetër, masat ekonomike për të përballuar pasojat e pandemisë, nëse dizajnohen si duhet dhe mobilizojnë financim të qëndrueshme që kanalizohet në ekonomi aty ku ka nevojë dhe ku efekti është maksimal, atëherë mund të krijohet një momentum të ri për zhvillim të hovshëm ekonomik në Kosovës. Në një rast të tillë, do të nxiteshin ndryshime të mëdha në strukturën ekonomike dhe sektoriale, duke e vendosur ekonominë e Kosovës në një trajektore më të lartë të rritjes dhe zhvillimit afatgjatë, me punësim më të lartë dhe më cilësor”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos