LAJMI I FUNDIT:

Nëna që nuk kishte asnjë simptomë, infektoi me coronavirus 17 nga 18 fëmijët e saj

Nëna që nuk kishte asnjë simptomë, infektoi me coronavirus 17 nga 18 fëmijët e saj

Brittany Jencik nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara, është nëna që i infektoi me coronavirus 17 nga 18 fëmijët e saj, disa prej të cilëve janë të adoptuar.

Të gjithë pos njërit fëmijë, janë infektuar para pesë javësh prej nënës së tyre, e cila nuk kishte asnjë simptomë të sëmundjes, transmeton Telegrafi.

“Sëmundja na goditi si një tren i shpejtë”, ka thënë Jencik, kur përshkroi kohën që sëmundja filloi të zhvillohet dhe nisi të tregonte shenjt e para, ndërsa të njëjtat iu shfaqën më pas edhe  familjarëve.


Jencik me fëmijët

Gjendja e saj përkeqësohej gjatë tërë kohës, ndërsa e njëjta gjë iu ndodhet edhe fëmijëve të saj. Ajo nuk e di si është infektuar, apo sa gjatë e ka pasur sëmundjen deri i infektoi edhe të tjerët.

“Ishte e tmerrshme, sepse isha gjithnjë përpara tyre, nëpër gjithçka që kalojë unë, do ta përjetonin edhe ata”, ka thënë ajo. Derisa po qëndrojnë në izolim, gjendja e të gjithëve është nën kontroll, ndërsa janë në shërim e sipër.

Familjarët dhe të afërmit, janë kujdesur që t’ju pastrojnë shtëpinë dhe t’i furnizojnë me ushqime, derisa ata e kishin të pamundur t’i kryejnë këto obligime.

Shtëpia e tyre është dezinfektuar nga një njësit prej 12 personash me veshje speciale, derisa ata qëndruan përjashta shtëpisë për dy orë, në mënyrë që pastërtia të jetë në nivel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori