Ky është faktori nr.1 i rrezikut për njerëzit mbi 65 vjeç për shkak të të cilit simptomat e coronavirusit komplikohen
Studimi i Universitetit të Nju-Jorkut konstaton që obeziteti është rreziku numër një për arritjen e komplikimeve dhe hospitalizimit për shkak të coronavirusit te njerëzit mbi 65 vjeç, paralajmërojnë hulumtuesit
Njerëzit obezë të moshuar kanë shanse më të mëdha që të hospitalizohen për shkak të komplikimeve të cilat i shkakton coronavirusi, madje edhe më shumë shanse se pacientët e sëmurë nga kanceri apo me probleme të mushkërive, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Universiteti i Nju-Jorkut ka vëzhguar më shumë se tetë mijë pacientë dhe ka zbuluar që njerëzit mbi moshën 65 vjeç me BMI (indeksi i masës trupore) mbi 30 janë të rrezikuar më së shumti nga vdekja.
Hulumtuesit kanë zbuluar që madje 46 për qind e të gjithë pacientëve të cilët janë shtrirë në spital me coronavirus kanë qenë mbi 65 vjeç.
Shkencëtarët kanë theksuar që mosha përfundimisht është faktori më i madh i rrezikut për t’u hospitalizuar, ndërkaq gjendja shëndetësore e cila më së shpeshti ka qenë e lidhur me seriozitetin e sëmundjes është obeziteti.
Hulumtimi ka konstatuar veçanërisht që pacientët më të rinj se 60 vjeç ka qenë probabiliteti më i madh që do t’u duhet shërimi spitalor apo ventilimi artificial nëse janë obezë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore