LAJMI I FUNDIT:

FSK kërkon që mjetet shtesë të ndara për ushtarët, të dedikohen për çështje tjera  

FSK kërkon që mjetet shtesë të ndara për ushtarët, të dedikohen për çështje tjera  

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka thënë se FSK si gjithmonë është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, ndërsa ka kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera.

Në një njoftim për media thuhet se gjatë kësaj periudhe Njësitë e Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake të FSK-së, kanë zhvilluar aktivitete transportuese nga të gjitha pikat kufitare dhe Aeroporti Ndërkombëtarë “Adem Jashari” për në vend-karantinë, kanë mbështetur me tenda, kontejner dhe pajisje përcjellëse Qendrat Spitalore të Kosovës.


“FSK si gjithmonë është e përkushtuar dhe e vendosur për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës, andaj duke vlerësuar shërbimin vetëmohues dhe mbështetjen që duhet t’i japim vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të krizës me pandemi globale, kam kërkuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria në Detyrë që mjetet financiare shtesë të ndara për pjesëtarët e FSK-së t`i dedikojnë dhe adresojnë për nevoja tjera. Andaj ne vazhdojmë me gatishmëri  t`i shërbejmë qytetarëve, të mbështesim institucionet dhe popullin në të gjitha sfidat”.

FSK po ashtu ka vendosur në gatishmëri Ekipe Mjekësore statike dhe mobile, njëkohësisht ka vendosur dhe mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK-së, dhe paralelisht, po vazhdon të mbështes Qendrën Operative të MPBAP-së (Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike) dhe shtabet emergjente komunale me oficerë shtabor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori