Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka marrë vendim që të lirohen nga pagesa e qirasë së pronës komunale bizneset ferizajase gjatë pandemisë së coronavirusit.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se situata me pandeminë e coronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në biznese, prandaj kryetari Aliu ka autorizuar kompetentët e fushës së financës që të krijojnë e Pakon e Masave Mbështetëse për Bizneset, transmeton Telegrafi.
“Situata me pandeminë e virusit COVID-19, po shkakton dëme të mëdha në mesin e bizneseve. Veçanërisht kjo vërehet më të shumti në Komunën e Ferizajt ku numri i bizneseve është tejet i madh. Për t’i dal në ndihmë konkrete e direkte bizneseve ferizajase, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka autorizuar kompetentët e fushës së financës dhe zhvillimit ekonomik lokal, në krijimin e Pakos së Masave Mbështetëse për Bizneset. Këto masa nënkuptojnë harmonizimin e veprimeve, përkatësisht lirimin nga qiratë komunale dhe ngarkesat e tjera të cilat janë të parapara në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se “ky veprim, për lirim nga pagesat për bizneset sipas kësaj rregullore, përkatësisht për qiratë në prona komunale, duke mbuluar kështu të gjitha veprimtaritë ekonomike, është hapi themelor e direkt që Komuna e Ferizajt po merr në bazë të kompetencës së saj në ndihmë veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në territorin tonë”.
“Ditëve në vijim, do të filloj aplikimi i këtyre masave përmes Drejtorisë së Financave dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik pranë administratës së Komunës së Ferizajt. Pako e zgjeruar dhe e detajuar do të prezantohet në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj