LAJMI I FUNDIT:

AKR e gatshme për të hyrë në koalicion me LDK-në, thonë se duhet ndihmuar formimin e Qeverisë

AKR e gatshme për të hyrë në koalicion me LDK-në, thonë se duhet ndihmuar formimin e Qeverisë

Dy ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvend.

Pas deklaratës së LDK-së, të gatshëm për të kontribuar në formimin e Qeverisë janë shprehur Aleanca Kosova e Re.


Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë për Telegrafin se në situatën në të cilën gjendet vendi, askush nuk ka të drejtë të bllokojë formimin e Qeverisë.

“AKR gjithmonë e ka pas edhe e ka interesin e shtetit para se gjithash. Vendi gjendet në një thuajse vakum institucional. E kemi situatën e pandemisë së gripit COVID-10, e cila e ka kapluar botën, andaj Qeveria duhet të ndërmarr dhe inicioj shumë vendime e procedura legjislative për të cilat nuk ka kompetenca, pasi që është Qeveri e shkarkuar nga Kuvendi me shumicën absolute të votave. Pse kemi ardh në ketë është tjetër pyetje, të cilës duhet t’i përgjigjeshin koalicioni qeverisës. Duke marrë parasysh të gjitha këto, e sidomos interesin e përgjithshëm, duhet të bëhet një zgjidhje konform legjislacionit dhe Kushtetutës”, tha ai.

Makolli pohoi se të gjitha partitë pozitë dhe opozitë duhet t’i lënë anash interesat e tyre dhe inatet për të dalë nga kjo situatë.

“Askush nuk ka të drejtë t’i bllokoj veprimet për formimin e Qeverisë konform Kushtetutës. Ne këtë Qeveri e kemi votuar duke dhënë shembull bashkëpunues kur janë interesat e shtetit në pyetje. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe tash, do të kontribuojmë në formimin e Qeverisë, pasi që e shohim të domosdoshme dhe për interesa madhore të qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Makolli për Telegrafin.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli

 I pyetur se a ka ndonjë kusht AKR për të qenë pjesë e Qeverisë, Makolli pohoi se në këtë situatë askush nuk duhet të parashtroj kushte.

“Nëse do të ketë të mandatuar për formimin e Qeverisë, ne do të japim kontributin tonë për formimin e Qeverisë, kuptohet konform rregullave legjislative dhe Kushtetutës. Asnjë parti që do të bëhet pjesë e qeverisë eventuale, në këtë situatë që gjendemi nuk duhet të parashtroj kushte maksimalisht, gjegjësisht nuk duhet të keqpërdoret kjo gjendje për të kërkuar diçka, çka nuk është pandan me realitetin ndërpartiak. Kosovën duhet ta kemi mbi të gjitha”, theksoi Makolli.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i thotë PO qeverisë së koalicionit LDK-AAK-NISMA/AKR 
Lexo po ashtu Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i thotë PO qeverisë së koalicionit LDK-AAK-NISMA/AKR 

Ndryshe, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, presidenti Thaçi është konsultuar me liderët e partive, e më pas ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë, përkundër tri letrave që Thaçi i ka dërguar LVV-së, nga kjo parti ende nuk ka pasur përgjigje për emrin e mandatarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori