Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një video-mesazhi u është drejtuar qytetarëve të Kosovës, që të raportojnë rastet e dhunës në familje.
Haxhiu ka thënë se qëndrimi në shtëpi, rritja e stresit dhe pasiguria kanë shënuar rritje të rasteve të raportuara të dhunës në familje kudo në botë por edhe në Kosovë.
“Institucionet gjatë këtyre ditëve kanë bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi. Thirrja e tyre duhet të respektohet. Në anën tjetër në këto rrethana barra më e rëndë mund të bie mbi vajzat dhe gratë. Të jesh e mbyllur me abuzuesin është më keq se burg, sepse ata mund të përfitojnë nga situata e krijuar për të mos i lejuar partnerët të dalin jashtë dhe të kërkojnë ndihmë”, ka thënë Haxhiu përmes këtij video-mesazhi.
Ministrja në detyrë ka theksuar se Kosova ka marrë masa emergjente që të lehtësohet mënyra e raportimit.
“Dhuna në kohë pandemie është pandemi e fshehur, dhuna në familje është vepër penale është krim”, tha Haxhiu, duke shtuar se edhe në këtë kohë pandemie dhunuesit do të ndëshkohen.
Ndërkaq dje, Policia e Kosovës ka apeluar të qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt, duke njoftuar se vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2020 janë raportuar 481 raste të dhunës në familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore