LAJMI I FUNDIT:

Në tre mujorin e parë u raportuan 481 raste të dhunës në familje, policia u drejtohet me një apel qytetarëve

Në tre mujorin e parë u raportuan 481 raste të dhunës në familje, policia u drejtohet me një apel qytetarëve

Policia e Kosovës ka apeluar të qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt, duke njoftuar se vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2020 janë raportuar 481 raste të dhunës në familje.

Policia bën të ditur se në muajin Janar janë evidentuar 161 raste të dhunës në familje,  në Shkurt 151 raste dhe në Mars 169, transmeton Telegrafi.


“Dhuna në familje, është një fenomen mbarё botëror, e cila mund të haset në çdo komunitet dhe kudo në botë, dhe si e tillë prek gjithë shoqërinë njerëzore, në të gjitha nivelet dhe shtresat e saj. Masat dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës  me mekanizmat tjerë institucionalë në parandalimin e dukurisë së rasteve me elemente të dhunës në familje reflekton qasjen proaktive në fushën e parandalimit dhe  senzibilimit të shoqërisë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “trajtimi i rasteve me prioritet nga ana e PK-së, bashkëpunimi i qytetareve me policinë dhe senzibilizimi i qytetarëve, ka ndikuar në ngritjen e raportimit të rasteve ndër vite, ku gjatë vitit 2017 kanë qenë të raportuara 1.269 raste, në vitin 2018 kanë qenë 1.541 dhe ne vitin 2019 kanë qenë 1.915 raste të raportuara në nivel vendi”.

“Andaj referuar rasteve të ngritura ndër vite si dhe në veçanti referuar situatës dhe rrethanave që gjendemi në këtë kohë pandemie, ku kërkohet qëndrimi i qytetareve në shtëpi, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt”, vijon njoftimi.

Policia e Kosovës thekson se edhe përkundër angazhimeve shtesë këto raste i trajton me prioritet dhe bënë apel për të gjithë personat nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdo lloj dhune tjetër,  t`i raportojnë  këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 apo në stacionin më të afërt policor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Kalo në kategori