LAJMI I FUNDIT:

Shtetet evropiane diskutojnë rifillimin e veprimtarive ekonomike

Shtetet evropiane diskutojnë rifillimin e veprimtarive ekonomike

Udhëheqësit e shteteve evropiane kanë filluar të skicojnë strategjinë e tyre për kthimin e ekonomisë në punë pasi Coronavirusi të jetë nën kontroll.

Austria dhe Danimarka kanë filluar të hapin disa shkolla dhe dyqane këtë javë dhe presidenti Emmanuel Macron u tha francezëve se ai dëshiron të fillojë heqjen e kufizimeve nga 11 maji.

Edhe kancelarja Angela Merkel do të diskutojë planet e saj me ministrat e shtetit gjerman, ndërsa Komisioni Evropian ka hartuar një plan për të koordinuar lëvizjet.


Qeveritë janë duke u përpjekur të balancojnë nevojën e dëshpëruar për të ndaluar dëmtimin e ekonomisë kundër rrezikut të ringjalljes së pandemisë.

Për pasojë, udhëheqësit po planifikojnë një lehtësim gradual të kufizimeve në aktivitetin ekonomik. Komisioni paralajmëroi se ata do të duhet të jenë të përgatitur për të vendosur përsëri bllokime nëse numri i infeksioneve fillon të rritet përsëri.

I pyetur se, “kur do të jemi në gjendje të kthehemi tek gjërat siç ishin gjërat?”, Macron tha se, “me gjithë ndershmërinë dhe përulësinë, ne nuk kemi një përgjigje përfundimtare për këtë”.

Situata është e rëndë, me krizën që shihet gjerësisht si më serioze sesa Recesioni i Madh i fundvitit 2000 dhe ka pak sens koordinimi ndërkombëtar midis G7-së apo qeverive të G20-së kundrejt luftës ndaj virusit me çfarëdo mjeti në dispozicion. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori