LAJMI I FUNDIT:

Michel: Samiti BE – Ballkani Perëndimor do të mbahet përmes video-konferencës

Michel: Samiti BE – Ballkani Perëndimor do të mbahet përmes video-konferencës
Foto: Arkiv

Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, në pres konferencën e sotme në Bruksel informoi se Samiti BE-Ballkani Perëndimor që duhej të mbahej në maj nuk anulohet.

“Ne planifikojmë javët e ardhshme ta mbajmë samitin në formën e një video-konference, pas konsultimeve me presidencën kroate, për ta inkurajuar bashkëpunimin me rajonin”, tha Michel.

Ai theksoi se nuk ka asnjë problem në shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë, por dërgoi një mesazh për qeveritë në rajon që kriza shëndetësore nuk duhet t’i ngadalësojë ose t’i ndalojë përpjekjet e reformës së nevojshme për anëtarësimin në BE.


Kryetari i Këshillit Evropian sqaroi se shtyrja e cikleve zgjedhore të planifikuara në Maqedoninë e Veriut ose kudo tjetër është një vendim i justifikuar duke i pasur parasysh rreziqet sanitare.

I pyetur në lidhje me masat shtrënguese dhe karantinën në disa vende të rajonit, të cilat janë kritikuar nga ana e shoqërisë civile, kryetari i i Këshillit Evropian nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por kujtoi se rregullat e BEsë për sundimin e ligjit vazhdojnë të zbatohen për aq kohë sa vazhdon kriza, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat do t’i fillojnë së shpejti bisedimet për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Lajme
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Kalo në kategori