LAJMI I FUNDIT:

Noizy paralajmëron këngën e re

Noizy paralajmëron këngën e re
Noizy (Foto: Instagram)

Ai aktualisht është duke e shijuar albumin e tij të ri të titulluar “Epoka”, të cilin e publikoi më 3 prill.

Fjala është për reperin Noizy, albumi i të cilit përmban gjithsej 15 këngë, ndër to edhe disa bashkëpunime mes anëtarëve të labelit të tij “OTR”.


Albumi u mirëprit nga publiku dhe vetëm disa ditë pas tij, artisti shqiptar ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor.

Me anë të një postimi të ndarë në Instagram, Rigels Rajku (emri i vërtetë i reperit) zbulon se të premten sjell këngën e re, e cila duket se do jetë një bashkëpunim por që nuk ka zbuluar emrat e artistëve.

Noizy reagon për herë të parë pas 'diss'-it të Feros: Inatçitë kurrë nuk i zhgënjeva, kanë arsye të më urrejnë
Lexo po ashtu Noizy reagon për herë të parë pas 'diss'-it të Feros: Inatçitë kurrë nuk i zhgënjeva, kanë arsye të më urrejnë

“Të premten kënga e re, Black Lamborghini 100.000 komente. Publikojmë emrat që janë në këngë”, ka shkruar krahas postimit ai.

Theksojmë se Noizy së fundmi ka qenë i përfshirë në një debat virtual me Feron, pasi ky i fundit i ka bërë ‘diss’ në këngën e tij të re “1 e keni”.

Sidoqoftë, në replikën e tij, Noizy ka thënë se “Inatçitë kurrë nuk i zhgënjeva, kanë arsye të më urrejnë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori