LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen ka plane të mëdha për makinat që shiten në tregun kinez

Volkswagen ka plane të mëdha për makinat që shiten në tregun kinez

Gjatë vitit të kalur, Volkswagen ka arritur t’i shiste 1.6 milion sedan në Kinë

Në bazë të zonës ku jetojnë dhe terrenit që ndodhet në të, klientët zgjedhin edhe veturën e tyre të ardhshme, në mënyrë që të përshtaten sa më shumë me ambientin, transmeton Telegrafi.


Lokacioni është shumë i rëndësishëm për klientët, andaj prodhuesit duhet që ta kenë këtë parasysh, kur vendosin se cilat makina do t’i prodhojnë dhe në cilin treg do t’i dërgojnë. Tregu kinez është një hapësiarë shumë e rrëndësishme për Volkswagen, ku janë shumë të kërkuara modelet sedan.

Pasi që tregu kinez ka nisur të hapet, si pasojë e mbylljes nga coronavirusi, Volkswagen ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ketë plane të mëdha, për modelet e reja të makinave që do të dërgohen në përgjithësi në Azi.

Derisa gjatë vitit të kaluar, Volkswagen i ka shitur 491 mijë Lavida, 323 mijë Bora dhe 145 mijë Jetta, që janë më së shumti shitje se në çdo shtet tjetër, Volkswagen planifikon të bazohet sërish në po këto modele.

Kur të hapen edhe fabrikat në Kinë dhe të vazhdojë prodhimi, janë pikërish këta sedanë që do të hyjnë në prodhim, derisa do të punohet që versionet tjera të këtyre makinave të jetë edhe më të mira. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
BMW prezantoi një

BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Kalo në kategori