LAJMI I FUNDIT:

Kapaciteti McLaren Senna shtohet për 110 kuaj fuqi, mund të arrijë shpejtësi edhe më të lartë

Kapaciteti McLaren Senna shtohet për 110 kuaj fuqi, mund të arrijë shpejtësi edhe më të lartë

Sikur kapaciteti që ka një Senna e zakonshme, të mos mjaftonte

Makinat që zakonisht zgjidhen për modifikim, janë ato që nuk kanë kapacitete aq të mëdha si Mazda MX-5 Miata apo Toyota Supra, transmeton Telegrafi.

Të dyja janë të fuqishme dhe shumë të besueshme, andaj mund të përballojnë edhe shtimin e kapaciteteve që të jenë edhe më të shpejta.


Por, askush nuk do të mendonte, se mund të modifikohej edhe një McLaren Senna që të mund të arrijë shpejtësi edhe më të lartë, çmimi i së cilës arrin në shtatë shifra.

Kjo super-makinë me 780 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për 2.8 sekonda.

Novitec që është e njohur për modifikime në Maserati dhe Lamborghini, e ka pasur në shënjestër një Senna, në të cilën i ka shtuar edhe 110 kuaj fuqi.

Me ndryshimet që janë bërë në këtë super-makinë, shpejtësia nga zero deri në 100 kilometra në orë është arritur për një sekondë më shpejtë.

Derisa, shpejtësia nga zero deri në 200 kilometra në orë, është rritur nga 6.8 në 6.5 sekonda. /Tlegrafi/