LAJMI I FUNDIT:

MPB do të hap linja të posaçme për coronavirusin, 192 do të shërbejë vetëm për denoncimin e krimit

MPB do të hap linja të posaçme për coronavirusin, 192 do të shërbejë vetëm për denoncimin e krimit

Ministria e Punëve të Brendshme do të hapë numra të posaçëm për të gjithë territorin e vendit, në të cilat qytetarët mund të lajmërohen për të gjitha pyetjet në lidhje me Covid-19, ndërsa numri 192 do të jetë ekskluzivisht për paraqitjen e krimit.

Këtë e paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev. Ai theksoi se deri më tani MPB ka paraqitur edhe rreth 18 parashtresa në Prokurori për gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e lajmeve të rreme.

Çulev tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar dekret në qeveri që Njësiti i fluturakeve pa pilot, i cili ishte pjesë e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, ndërsa aktualisht nuk është askund i sistematizuar, të vendoset në kornizat e MPB-së.


Ai theksoi se bëhet fjalë për fluturake pa pilot për të cilat tashmë është paguar mirëmbajtje dyvjeçare dhe ka operatorë të shkëlqyer, ndërsa mund të përdoret jo vetëm na MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare, por edhe për qëllime civile./Telegrafi/