Ka shumë mundësi që Amerikës do t’i duhet të durojë masat strikte të distancimit social deri në 2022-in
Rregulla të tipit; qëndro në shtëpi, mbyllja e shkollave dhe qëndrimi larg me njëri-tjetrin do të zgjasin për vite me radhë, derisa vaksina të jetë gati, raporton CNN.
Deri te ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë nga Harvard-i, i publikuar në journal Science on Tuesday
Ky studim bie ndesh me atë që thotë Shtëpia e Bardhë, se virusi mund të ndalojë gjatë verës.
Ekipi i studiuesve të Harvard-it, përdorën çfarë dihet deri më tani për Covid-19 dhe coronaviruset e tjera, për të krijuar skenare të mundshme rreth kësaj pandemie.
“Distancimi social do të jetë diçka që do të vazhdojë deri në 2022 nëse nuk gjendet një vaksinë apo një ilaç i mirë që ky virus të trajtohet. Edhe në rast se virusi zhduket, duhet të jemi vigjilentë për ta vëzhguar sepse ka shumë mundësi të ringjallet dhe një situatë e tillë mund të vazhdojë deri në 2024-ën”.
Ata thonë se nëse është distancimi masa e zgjedhur për ta mbajtur larg virusin, kjo do të duhet të ndiqet për vite me radhë. Diçka e tillë përveç të tjerave ka pasoja të thella negative në ekonomi, shoqëri dhe edukim.
Shpresa e studiuesve është të gjejnë sa më parë trajektoren e kësaj pandemie dhe më pas të identifikojnë mënyra për ta luftuar ose për ta mbajtur nën kontroll.
Tani për tani, si masën më të fuqishme kundër kësaj lufte ata konsiderojnë izolimin dhe distancimin social.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit