LAJMI I FUNDIT:

Denis Rodman, basketbollisti më i përfolur në NBA: Marrëdhënia me Madonnan dhe oferta e saj 20 milionëshe, problemet te Chicago dhe miqësia me Kim Jong-un

Denis Rodman, basketbollisti më i përfolur në NBA: Marrëdhënia me Madonnan dhe oferta e saj 20 milionëshe, problemet te Chicago dhe miqësia me Kim Jong-un

Dennis Rodman do të mbahet mend si lojtari më i përfolur në historinë e basketbollit.

Ekzistojnë një numër i pafundmë tregimesh për lojtarit që u shoqërua me Michael Jordanin dhe luajti për Chicago Bullsat.


Nofka “Krimbi” dhe problemet jashtë fushës

Nofka e tij ishte ‘Krimbi’, ndërsa njihej përveç afësive në fushë, edhe ato jashtë fushës, që shpesh i kishte jashtë kontrollit.

Gazetari Craig Saiger tregon se si e kishte gjetur njëhrë në një klub nate me pistoletë në dorë.

“Ndodhi në ‘The Landin Strip’, ku ai kishte një armë dhe ai do të [qëllonte]. Unë i thashë se sa budalla ishte dhe më pas u tërhoq”, kishte treguar Craig Saiger.

Marrëdhënia me Maddonan

Ai u bë famshëm kur kaloi nga Detroit Pistons te San Antonio Spurs, por edhe më i famshëm kur u lidh me kungëtaren e famshme Madonna.

“Madonna më tha nëse e lija shtatzënë, ajo do të më jepte 20 milionë dollarë”.

“Unë po luaja në Las Vegas kur ajo thirri të thoshte se po ovulonte, kështu që unë thashë: “Do të jem atje brenda pesë orësh””, kujtoi Rodman.

Kërkim falja ndaj Scottie Pippenit para se të bashkohej me Bulls

Sa ishte pjesë e Spurs, ai kishte probleme në një ndeshje me Pippen. Para se të bashkohej ai i kërkoi falje.

“Unë shkova në shtëpinë e Jerry Krause (menaxher i Bulls), isha bashkë me Michael [Jordan], Scottie dhe Phil Jackson. Ishte një situatë e çuditshme. Ishim duke ngrënë dhe pirë, por unë nuk po flisja me askënd dhe Phil mu afrua mua për të kërkuar që t’i kërkoja falje Scottiet”, tregon Rodman.

“Në parket e plotësonim njëri-tjetrin, por jashtë saj nuk flisja asnjë fjalë me Jordanib ose Pippen”.

Thyerja e penisit tri herë

Rodman në fund të karrierës së tij, filloi dhe të aktrojë në disa filma të diskutueshëm nga publiku.

Por ai mbahet në mend edhe për deklarata e tij, se si e kishte thyer penisin tri herë gjatë mardhënjeve.

Miqësia me Kim Jong-un

Ai kishte një miqësi të famshme me presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Ai e kishte vizuar për ditëlindje udhëheqësin e Koresë së Veriut, pasi ai ishte një tifoz i madh i basketbollit.

Dennis Rodman zbulon të pathëna nga ‘vëllazëria’ e tij me diktatorin Kim Jong Un – Ndeja të çmendura me femra, karioke dhe alkool
Lexo po ashtu Dennis Rodman zbulon të pathëna nga ‘vëllazëria’ e tij me diktatorin Kim Jong Un – Ndeja të çmendura me femra, karioke dhe alkool

Vitet e fundit, ai madje ofroi të ndërmjetësojë midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara pasi Donald Trump u bë president.

“Unë mund të ndihmoj në përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve”, kishte thënë Rodman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori