LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë
Foto: Ilustrim

Instituti Hidormeteorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dy ditët në vazhdim mbi vendin tonë do të mbajë mot me temperatura më të ulëta.

Temperaturat minimale pritet të ulen nën zero gjatë dy ditëve në vazhdim, teksa ato maksimale mund të arrijnë deri në 17 gradë celsius.


“Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në zero, apo në -1 gradë Celsius, në viset malore minimalet priten të regjistrojnë vlerat -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius. Indeksi UV të mërkurën mbetet mesatar, ndërsa cilësia e ajrit në vlerat e shëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe jugperëndimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas njoftimit të IHMK-së, pas reshjeve të sotme të shiut, vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për tu zëvendësuar me rreze dielli.

“Këto rreze nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, sidomos ditën e mërkurë për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit. Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale, duke bërë që grafiku i fushave termike të jetë konstant me vlerat e mesatareve për muajin që jemi”, thuhet në njofimin e IHMK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori