LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Kosova ka 320 mijë të punësuar, nga pandemia nuk janë prekur më shumë se 100 mijë

Bislimi: Kosova ka 320 mijë të punësuar, nga pandemia nuk janë prekur më shumë se 100 mijë

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka dhënë shifra për numrin e mundshëm të personave të punësuar që mund të jenë afektuar nga pandemia.

Bislimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ekonomia e Kosovës i ka 320 mijë të punësuar e që nga ta 85 mijë janë nga sektori publik.

“Nga këto të dhëna maksimumi që kanë mundur të afektohen nga pandemia janë 100 mijë. Por ne e kemi lënë edhe një lluft dhe kemi llogaritur se mund të kompensojmë 120 mijë punëtorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se një pjesë e punëtorëve nga sektori privat si shitja me shumicë apo pakicë kanë mundur të punojnë.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve thotë se punëtorëve që do të kompensohet paga 170 euro do t’u paguhet edhe tatimi në pagë dhe trusti.

Bislimi thotë se kanë vendosur që disa bizneseve t’ua kompensojnë edhe 50 % të qirave pasi dëshirojnë ta ndajnë barrën me sektorin privat.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve thotë se deri më tani janë regjistruar mbi 1,000 punëtorë që nuk kanë qenë të regjistruar deri më tani./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori