LAJMI I FUNDIT:

Kush thyen karantinën në Shqipëri dënohet me 3 vite burg

Kush thyen karantinën në Shqipëri dënohet me 3 vite burg

Mazhoranca ka zbutur dënimet për këdo që shkel karantinën duke u bërë burim infektimi dhe deri vdekjeje.  Me votat e shumicës, Komisioni i Ligjeve vendosi që nga 5 vite burg të ulë dënimin duke e bërë nga masa gjobë deri në 3 vite heqje lirie.

Ulet dënimi edhe për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet maksimumi i propozuar zbret në 5 vjet.

Por nëse virusi i shpërndarë dëmton rëndë jetën e të tjerëve apo shkakton vdekjen e tjetrit, dënimet do të vijojnë të jenë 10 dhe 15 vjet burg.


Kundër propozimeve dhe amendimit në Kodin Penal në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve u shpreh ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa opozita u shpreh kundër propozimeve të mazhorancës.

Amendamentet u depozituan në Kuvend në 8 Prill dhe pritet të votohen në seancën e së enjtes./TV Klan