LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Bjellorusisë porosit qytetarët: Askush nuk do të vdesë nga coronavirusi, nuk kemi nevojë për masa të ashpra mbrojtëse

Presidenti i Bjellorusisë porosit qytetarët: Askush nuk do të vdesë nga coronavirusi, nuk kemi nevojë për masa të ashpra mbrojtëse

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko, ka deklaruar sot se askush nuk do të vdesë në vendin e tij nga coronavirusi, duke shtuar se nuk është nevoja që në Bjellorusi të vihen masa të ashpra mbrojtëse në luftën kundër coronavirusit, ashtu siç kanë vepruar shumica e vendeve nëpër botë.

Në Bjellorusi, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, 2.919 persona janë prekur me COVID-19, derisa 29 tjerë kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Lukashenko pretendon se rastet e vdekjeve janë si pasojë e sëmundjeve të mëparshme nga të cilat kanë vuajtur pacientët siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti.


“Prandaj po them se asnjë person nuk do të vdesë ekskluzivisht nga coronavirusi”, ka shtuar Lukashenko.

Ai madje ka porositur qytetarët të jenë sa më shumë pozitiv dhe të mos mendojnë për gjëra të këqija.

“Tashmë kemi gjetur një lloj kombinimi të barnave për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë ndër tjera presidenti i Bjellorusisë.

Për dallim nga shumica e vendeve të botës, në Bjellorusi kufijtë vazhdojnë të jenë të hapur, kurse lejohen edhe ndeshjet e futbollit gjatë ligës kombëtare dhe atë para shikuesve të shumtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori