LAJMI I FUNDIT:

​Pasojat e COVID-19, në Shqipëri për 1 muaj mbi 40 mijë persona humbën vendet e punës

​Pasojat e COVID-19, në Shqipëri për 1 muaj mbi 40 mijë persona humbën vendet e punës
Foto: Ilustrim

Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së COVID-19 në Shqipëri, Arben Ahmetaj, ka shpjeguar më tej paketën e dytë ekonomike të prezantuar më herët nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Duke sqaruar pikat e paketës ekonomike, Ahmetaj tha se përllogariten që 40 mijë punonjës të jenë shkarkuar nga puna nga muaji mars deri në 10 prill.

Pikërisht kjo kategori është e përfshirë në bonusin prej 400 mijë lekësh të vjetra që qeveria ka vënë në dispozicion.


“Po, në total tek bonusi prej 400 mijë lekësh përfshihen 66 mijë persona, 40 mijë përllogariten ata që kompania i ka larguar nga puna nga muaji mars deri më 10 prill”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj sqaroi se ato biznese që kanë përfituar nga paketa e parë ekonomike, 260 mijë lekë të vjetra do vijojnë t’i marrin për muajt që do vijojë kjo situatë, ndërsa të gjitha bizneset e vogla që nuk janë përfshirë tek paketa e parë dhe që rezultojnë të mbylla, por dhe ato biznese të vogla që janë të hapura, por për shkak të situatës nuk kanë pasur punë, do të marrin një bonus 400 mijë lekësh të vjetra, por vetëm një herë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori