LAJMI I FUNDIT:

Ky është orari i qarkullimit të qytetarëve nga e mërkura

Ky është orari i qarkullimit të qytetarëve nga e mërkura

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur masat e reja të ndalimi qarkullimit, që ka marrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kurse vendimi hyn në fuqi të mërkurën me 15 prill.

Në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë publike tashmë detaje për mënyren se si do ta lejohet qarkullimi nga e mërkura e tutje.


“Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06.00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së juaj, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19. Çdo qytetar, nga data 15 prill së paku deri më 3 maj, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të PARAFUNDIT të numrit PERSONAL”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku është bërë publik edhe shembulli përmes fotografisë se në bazë të cilit numër do të lejohet dalja jashtë.


Gjithashtu është bërë e ditur se vetëm një orë e gjysmë do t’i ketë secili qytetar për të dal për tu furnizuar.

“Secili nga ju do të keni 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik. Ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori