Një çift nga Peja është martuar të dielën, në kohën kur shumë dasma dhe organizime të tjera janë anuluar, për shkak të përhapjes së coronavirusit.
Nusja dhe dhëndri, në një kronikë të përgatitur nga REL, tregojnë se si është martesa pa dasmorë.
Drenor Osmanaj dhe Edona Krasniqi janë martuar më 12 prill. Kjo është një nga martesat e pakta në Kosovë që po bëhen në kohë pandemie.
Pa krushq dhe pa mysafirë Edona e Drenori nga Peja u martuan të dielën.
“E gjithë bota po lufton me pandeminë, po mundohen ta mbajnë njëfarë distance, por ruhen. Dhe normale është ajo ndjenja që thonë: ‘këqyri këta, në këtë kohë po martohen’. Shumë plane mi ka prishur ky virus, kështu që nuk kam lejuar të ma prish edhe këtë moment, që ta sjell bashkëshorten time në familjen time”, tha Drenori, përcjell Telegrafi.
Për dasmën e tyre atë më herët kishin rezervuar edhe restorantin dhe gjithçka tjetër, por COVID-19 prishi çdo plan.
“si çdo dasmë tjetër, kishim planifikuar t’i mbledhim të dyja familjet, edhe familjen time edhe të Drenorit. Por, për fat të keq të dyja familjet i kemi jashtë Kosovës. Ndodhi si ndodhi dhe gjithçka është anuluar, por prapëseprapë ne jemi bashkë”, thotë Edona.
Ajo thotë se rrethi i tyre familjar është mërzitur sepse nuk kanë qenë afër tyre. “Por, me mendje e me zemër ata kanë qenë bashkë me neve sot, më 12 prill. Bashkë me ne kanë festuar, edhe pse kanë qenë shumë larg nesh”.
Datën e martesës Edona dhe Drenori e kishin caktuar një vit më parë.
(Ndonëse në kronikën e transmetuar nga REL thuhet se çifti i martuar është nga Istogu, në adresën e Telegrafit ka ardhur një reagim ku thuhet se të rinjtë e martuar janë nga Peja). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos