Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albi Kurti, lidhur me deklaratat e tij të fundit për shpenzimet e paparashikuara të Qeverisë.
Tahiri i ka quajtur keq-informuese dhe mashtruese deklaratat e Kurtit.
Në postimin e tij në Facebook, Tahiri ka sqaruar me detaje se si është situata lidhur me këto shpenzime.
“Stop mashtrimit në kohë pandemie! Me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe gjithë qytetarëve, lidhur me keq informimin dhe mashtrimin për shpenzimet e paparashikuara, e që Albin Kurti e shumë të tjerë i dhanë një term të pasaktë ‘Fondi Rezervë’ po jap një sqarim si më poshtë:
E para: Kurti i ka nda 170 milion Euro si me qenë Baba-dimër por spo ndalet duke thënë që janë hargju 6 milion euro. Ku i mori 170 milion EURO pasi sipas tij arka paska qenë zero! Ato fonde kanë qenë të trashëguara nga Qeveria e kaluar, pasi nuk kanë ardhur nga Pikat e VV-së e as nga qielli. Më saktë në arkë kanë qenë 400 milion Euro.
Dy: Për çdo vit Qeveria me rastin e përgatitjes se Buxhetit te Republikës se Kosovës, në kuadër të strukturës buxhetore parasheh edhe një kategori buxhetore të quajtur “Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat” (shih faqe 82, shtojca 1, Ligji Nr. 07L-001 Mbi Ndarjet Buxhetore Për Buxhetin e Republikës së Kosovës Për Vitin 2020, ku për këtë vit janë ndarë 8,800,000 euro ).
Tre: Për vitin 2019, bazuar ne Ligji Nr. 06L-133 Mbi Ndarjet Buxhetore Për Buxhetin e Republikës së Kosovës Për Vitin 2019, kanë qenë të ndara 5,380,000 euro, shih faqe 82. Shtojca 1. Kjo kategori buxhetore shpenzohet brenda çdo vitit fiskal deri me 31 dhjetor dhe asnjë mjet nuk mund te shpenzohet nga viti paraprak. Pra, me miratimin e Buxhetit dhe fillimin e vitit vijues fiskal është në dispozicion për shpenzim kategoria “Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat””, thotë Tahiri.
Sipas Tahirit ‘këtu qëndron mashtrimi dhe dezinformomi i Kurti, që i bënë opinionit publik dhe gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës.’
Për ata që donë informatë shtesë e të saktë çka thotë ligji, ju lutem lexo më poshtë:
“Ligji Nr. 07L-001 mbi Ndarjet Buxhetore Për Buxhetin e Republikës së Kosovës Për Vitin 2020, Neni 14 thotë: Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat
Shpenzimet e paparashikuara janë të ndara në kuadër të nën-programit: “Shpenzimet e Paparashikuara” në tabelën 3.1., dhe këto mjetet ndahen në përputhje me nenin 29 të LMFPP-së në konsultim paraprak me Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Në përputhje me paragrafin 3. të nenit 29 të LMFPP-së, Qeveria mund të autorizojë Ministrin që të aprovojë transferet nga nën-programi: “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1. dhe tabelën 4.1. për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën dyzet mijë (40,000) euro. Shuma kumulative e mjeteve të ndara të këtij autorizimi nuk mund të kalojë njëzetë përqind (20%) të shumës së ndarë vjetore të nën-programit: “Shpenzimet e Paparashikuara””, ka shkruar në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj