LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri britanik Brown bën thirrje për krijimin e një qeverisje botërore për të trajtuar COVID-19

Ish-kryeministri britanik Brown bën thirrje për krijimin e një qeverisje botërore për të trajtuar COVID-19

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Gordon Brown ka kërkuar nga udhëheqësit botëror që të krijojnë një formë të përkohshme të qeverisjes në mënyrë që ta trajtojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Brown i cili ishte në krye të përpjekjes ndërkombëtare për ta trajtuar ndikimin ekonomik të krizës financiare të viteve 2008-2009, tha se është e nevojshme që të krijohen grupe pune nga udhëheqësit botëror, ekspertët ekonomik e shëndetësor dhe organizata në mënyrë që t’i koordinojnë punët, përcjell Telegrafi.


Në një takim virtual i cili pritet të mbahet nga 20 vendet më të zhvilluara të botës, Brown tha se do të preferonte që të përfshihet edhe Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara.

“Kjo nuk është diçka që mund të trajtohet në një vend. Duhet të ketë një përgjigje botërore të koordinuar”, tha Brown.

Ai shtoi se kriza e tanishme ndryshon nga ajo e një dekade më herët.

“Ky ishte një problem ekonomik që kishte pasoja ekonomike dhe kishte një zgjidhje ekonomike. Kjo para se gjithash është një urgjencë mjekësore dhe se duhet të ketë një veprim të përbashkët. Por sa më shumë të ndërhyni për t’u marrë me një urgjencë mjekësore, aq më shumë e rrezikoni ekonominë”, shtoi ai.

Brown tha se propozimi i tij do ta luftonte krizën në dy fronte, sipas tij, duhet të ketë një përpjekje për ta gjetur vaksinën dhe në anën tjetër duhet të ketë koordinim për prodhimin, blerjet dhe parandalimin e keqpërdorimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori